Një gazetar investigativ ganez është qëlluar për vdekje ndërsa po ngiste makinën pranë shtëpisë, pasi një politikan bëri thirrje që ai të ndëshkohej. Dy persona të paidentifikuar me motorcikletë qëlluan Ahmed Hussein-Suale tri herë në kryeqytetin Accra, raportojnë mediat lokale.
Ai ishte anëtar i Hetimeve Private të ‘Tiger Eye’ dhe kishte hetuar korrupsionin në ligat e futbollit të Ganës. Fiksimi i ndeshjeve duke dhënë para në dorë, ishte hetimi që ai bëri dhe për këtë ish-kreu i Shoqatës së Futbollit të Ganës u pezullua përjetësisht. Puna e gazetarit bazohej në përfshirjen e një anëtare të FIFA-s në Këshillin e FIFA-s në korrupsion, njeriu i dytë më i fuqishëm në futbollin afrikan, Kwai Nyantaky, i cili u ndalua për marrje ryshfeti në sport vitin e kaluar.
BBC dhe ‘Africa Eye’ bëri një dokumentar vitin e kaluar, ku hetuan dhe denoncuan skandalin me futbollin, ky hetim u udhëhoq nga gazetari Anas Aremayaë Anas, i cili drejton Tiger Eye.
Pasi BBC transmetoi dokumentarin, deputeti ganez Kennedy Agyapong shpërndau fotot e z. Hussein-Suale dhe bëri thirrje për ndëshkim kundër tij. Nga ana tjetër, Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve të Nju Jorkut i bëri thirrje z. Agyapong verën e kaluar për të ndaluar kërcënime ndaj gazetarëve.
Në një njoftim për shtyp, Tiger Eye tha se ata ishin “tmerrësisht të shkatërruar nga ky akt i shëmtuar”, por ishin të vendosur të mos ndaleshin në denoncimin e skandaleve në “kombet e shkatërruara”.
Hussein-Suale u qëllua dy herë në gjoks dhe një herë në qafë në periferi të Medinës rreth orës 23:00 (23:00 GMT) të mërkurën mbrëma, thonë raportet. Trupi i tij thuhet se është dërguar në spitalin e Policisë Morgue dhe do të varroset së shpejti.
Sad news, but we shall not be silenced. Rest in peace, Ahmed. #JournalismIsNotACrime #SayNoToCorruption pic.twitter.com/Gk2Jdgo6Sn
— Anas Aremeyaw Anas (@anasglobal) January 17, 2019
Gazetari investigativ bashkëpunoi me BBC në disa histori, duke përfshirë një hetim për shitjen e organeve të njeriut për rituale magjike në Malavi.
Dhuna ndaj shtypit është e rrallë në Ganë. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, vetëm një gazetar tjetër është vrarë në Ganë që nga viti 1992. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thotë se tetë gazetarë u vranë në të gjithë Afrikën në vitin 2017.