Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Politika dështoi, po ne ç’duhet të bëjmë për të ndihmuar të varfrit?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Politika dështoi, po ne ç’duhet të bëjmë për të ndihmuar të varfrit?

Nga Peter Singer, “Project Syndicate”/Në një ese të botuar muajin e kaluar në “The Guardian”, 15 ekonomistë të mirënjohur- përfshirë laureatët e çmimit Nobel Angus Deaton, James Heckman dhe Joseph Stiglitz – kritikuan atë që ata e quajnë “mania e efektivitetit të ndihmës”, me arsyetimin se ajo na çon drejt injorimit të shkaqeve thelbësore të varfërisë globale.

Deaton, Heckman, Stiglitz dhe kolegët e tyre, e nisin esenë e tyre të përbashkët duke na thënë se varfëria globale “mbetet e pamenaxhueshme”. Kjo deklaratë, pasqyron dhe përforcon pikëpamjen e zymtë, se ne nuk po bëjmë ndonjë përparim të madh në reduktimin e varfërisë.

Por kjo nuk është e vërtetë. Banka Botërore, i klasifikon njerëzit që jetojnë në “varfëri të skajshme”, nëse nuk kanë të ardhura të nevojshme për të siguruar mjaftueshëm para për ushqim, strehim dhe nevoja të tjera bazë.

Vlerësimi më i fundit i BB, është se 768.5 milionë njerëz, ose 10.7 për qind e popullsisë së botës, jeton në varfëri ekstreme.  Në një botë që prodhon më shumë se sa duhet, për të përmbushur nevojat themelore të secilit, kjo shifër nuk ofron asnjë arsye për vetëkënaqësi.

Por në vitin 1990, më shumë se 35 për qind e popullsisë së botës, jetonte  në varfëri të skajshme, dhe deri në vitin 2012, shifra ishte 12.4 për qind. Prirja afatgjatë është qartazi pozitive. Tregues të tjerë të mirëqenies njerëzore, e hedhin poshtë pikëpamjen e zymtë.

Për shembull, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve ka rënë nga 93 në 40 për 1.000 lindje, që nga viti 1990. Tek e fundit, eseja e ekonomistëve na tregon se dështimi i supozuar, për të shënuar përparim në reduktimin e varfërisë globale, vjen pavarësisht nga “qindra miliarda dollarët” e ndihmës.

Ata nuk përmendim asnjë periudhë konkrete kohore, por shumë lexues do të supozojnë se bota jep “qindra miliarda dollarë” ndihmë çdo vit. Në vitin 2017, ndihma zyrtare për zhvillim (ODA) nga të gjitha ekonomitë e përparuara të botës ishte 146.6 miliardë dollarë, ose më pak se 1 dollarë për çdo 300 dollarë të fituara në këto vende.

Nëse të gjitha këto para, do të shkonin për 768.5 milionë njerëzit që jetojnë në varfëri të skajshme, secili prej tyre do të merrte 191 dollarë. Në fakt, vetëm 45 për qind e ODA, shkojnë tek vendet më pak të zhvilluara. Pjesa më e madhe e tyre shkon në programe, për të cilat ka pak dëshmi të efektivitetit të tyre.

Nuk është ndonjë çudi, që kjo sasi mjaft modeste e ndihmës shpesh e keq-menaxhuar, nuk i ka dhënë fund varfërisë së skajshme! Objektivi tjetër i 15 ekonomistëve, është përdorimi i testeve të kontrolluara në mënyrë rastësore, për të provuar nëse ndërhyrje janë apo jo efektive.

Këto gjykime, thonë ata, janë të shtrenjta. Ndoshta, por ato janë më pak të shtrenjta, sesa të vazhdohet të përkrahen projekte që nuk bëjnë mirë. Provat e rastësishme, nuk janë gjithmonë të zbatueshme dhe nuk janë mënyra e vetme për të demonstruar efektivitet.

Por kur ato janë në dispozicion, sigurojnë dëshmi të forta se, për shembull, shpërndarja e shtretërve në formë rrjete për të mbrojtur fëmijët kundër mushkonjave që bartin malarien, shpëton jetë – dhe me një kosto modeste.

Megjithatë, siç është përmendur, kundërshtimi më i madh i ekonomistëve ndaj këtyre lloj provash është se na çon të përqendrohemi në “ndërhyrjet mikro”, që nuk trajtojnë shkaqet themelore të varfërisë. Fuqia e këtij kundërshtimi, varet nga disponueshmëria e alternativave më të mira.

Çfarë sugjerojnë ata? Ata thonë se të varfrit kanë nevojë për “qasje në arsimin publik dhe kujdesin shëndetësor”, dhe se duhet të ketë politika të koordinuara publike për të parandaluar ndryshimet klimatike.

Për të pasur një përparim të vërtetë në bujqësi, duhet t’i japim fund subvencioneve të tepërta të paguara nga shtetet e pasura. Rekomandime të tjera, përfshijnë ndalimin e shmangies së taksave nga kompanitë shumëkombëshe, rregullimin e parajsave fiskale, dhe zhvillimin e rregulloreve të punës, për të ndaluar “garën në fund” të globalizimit.

Na thuhet se për të kuptuar, se cilat politika funksionojnë më mirë, duhet të përdorim të dhëna të pakta dhe imazhe satelitore. Qëllimi përfundimtar, është të ndryshohen rregullat e sistemit ekonomik ndërkombëtar, për ta bërë atë “më ekologjik dhe më të drejtë për shumicën e botës”.

Këto janë synime të lavdërueshme. Por cilët kritikojnë në thelb ekonomistët? Individët që bëjnë bamirësi? Zyrtarët e lartë në departamentet qeveritare përgjegjëse për dhënien e ndihmës? Qeveritë? Vetëm këto të fundit, kanë fuqinë për të bërë ndryshimet e rekomanduara.

Nëse kritikat dhe rekomandimet u drejtohen qeverive, a do të jepnin të dhënat më të mira rezultate më të mira?

Për shembull, për subvencionet bujqësore të SHBA-së, kushdo që ka një qëndrim të paanshëm, e di se ato dëmtojnë të varfrit nëpër botë, dhe përbëjnë një humbje të madhe të fondeve publike.

Megjithatë, përpjekjet për eliminimin e tyre kanë dështuar në mënyrë të përsëritur, jo për shkak të mungesës së analizës së politikave, por për shkak të fuqisë politike të shteteve rurale.

“The Life You Can Save”, dhe organizata të ngjashme, synojnë të ndikojë tek donatorët individualë, duke i inkurajuar ata që të mendojnë se ku mund t’i drejtojnë donacionet e tyre, për të bërë më të mirën.

Shpresoj se ata do të jenë gjithashtu qytetarë aktivë, duke i kërkuar qeverisë së tyre që të ndërtojnë një botë më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Por ndërkohë që presim që politikanët tanë të trajtojnë shkaqet rrënjësore të varfërisë globale – dhe kjo mund të jetë një pritje e gjatë – le të përqendrojmë burimet tona, për të ndihmuar njerëzit në varfëri ekstreme, në mënyrë që ata të jetojnë sa më mirë që munden.

Shënim: Peter Singer, është profesor i bioetikës në Universitetin e Prinstonit në SHBA, dhe themelues i organizatës jofitimprurëse “Life You Can Save”.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: bëjmëdeshtoindihmuarpolitikavarfrit

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Rrëfimi prekës i Bajames/Jam me kancer në mushkëri, pjek misra për të blerë ilaçet

Rrëfimi prekës i Bajames/Jam me kancer në mushkëri, pjek misra për të blerë ilaçet

Masakër pyjore, policia bën sikur nuk shikon (Video)

Masakër pyjore, policia bën sikur nuk shikon (Video)

Fotot/Shpërthen autoçisterna, 1 i vdekur e 55 të plagosur

Fotot/Shpërthen autoçisterna, 1 i vdekur e 55 të plagosur

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com