Mediet greke kanë publikuar shtëpinë e 6 personave të cilët u ekzekutuan pasditen e djeshme në Athinë.
Shtëpia ndodhet afër vendit ku ndodhi vrasja, në rrugën Ethnikis Antistaseos.
Shtëpia do të kontrollohet nga zyrtarët e EL.AS-it për të zbuluar nëse brenda saj ka ndonjë element që mund të hedhë më shumë dritë mbi atë që ndodhi.
Përplasja e dy organizatave kriminale që veprojnë në Turqi dhe një vrasje në Francë janë ndoshta përgjigja për enigmën e ekzekutimit të 6 personave ditën e djeshme.
Policia po shqyrton mundësinë që ekzekutimi në Lutsa lidhet me një vrasje të ndodhur në Francë. Viktimë mbeti një person që ishte anëtar i njërit prej dy grupeve.
Pas vrasjes, sipas informacioneve, autorët dyshohet se janë larguar nga Franca dhe kanë ardhur në Greqi për të gjetur strehim.
Ndaj policia po shqyrton mundësinë që autorët e kësaj vrasjeje të ndodhur në atë kohë në Francë të jenë viktimat e sulmit të djeshëm dhe janë ekzekutuar për hakmarrje.
Në të njëjtën kohë, ata e konsiderojnë shumë të mundshme që me rastin të jetë i lidhur turku i arrestuar dje në aeroportin Eleftherios Venizelos dhe kjo pasi nga njëra anë dyshohet se ka prenotuar një biletë një orë pas masakrës dhe nga ana tjetër, sepse katër gëzhoja të të njëjtit kalibër me atë që kishin sulmuesit iu gjetën në gëzhojat e bagazhit të tij.
Sakaq, mediat turke raportojnë se gjashtë të vdekurit në Lutsa dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun.
Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali si i arratisur. Ai njihet për bandën e vrasësve me motoçikleta me qira që ka themeluar në Stamboll dhe ka qenë subjekt i sulmeve jashtë vendit në të kaluarën, ndërsa grupe të tilla kriminale thuhet se kanë edhe ndikim politik në lagje. Policia greke vazhdon hetimet.