Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

10 orë ago
in Aktualitet
Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

Dy të miturit akuzohen për armëmbajtje pa leje, dhunim i varreve të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Policia e Pogradecit ka zbardhur ngjarjen e muajit maj 2025, ku drejt banesës së 42-vjeçarit u qëllua me breshëri arme.

Për këtë ngjarje, blutë kanë arrestuar dy adoleshentë, M.K. dhe J.H., të dy 16 vjeç, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov, fishekë e doreza metalike.

Adoleshentët, armën e kishin fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Ndërsa në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia gjeti 1 dorezë metalike, një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.
Dy të miturit akuzohen për armëmbajtje pa leje, dhunim i varreve të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Njoftimi i Policisë Pogradec:

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë.

Policia gjen armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike.

Njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë.

Në vijim të punës së pandërprerë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë siguruar informacion për dy shtetas të mitur që mbanin armë zjarri dhe dyshohet se kishin qëlluar në drejtim të një banese, në muajin maj 2025, kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. K. dhe J. H., të dy 16 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në lagjen nr. 1, u gjetën 1 dorezë metalike (përforcues grushti), një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11.05.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Next Post
Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?

Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?

Do të raportojë në Komisionin e Ligjeve/ Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Do të raportojë në Komisionin e Ligjeve/ Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com