Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Po vetëvritemi”, Gjekmarkaj: Njerëzit duhet të protestojnë që sharlatanët të ikin nga opozita, pluralizmi është në rrezik

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Po vetëvritemi”, Gjekmarkaj: Njerëzit duhet të protestojnë që sharlatanët të ikin nga opozita, pluralizmi është në rrezik

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që të protestëojnë që “sharlatanët” të largohen nga opozita.

Kjo thirrje e Gjekmarkajt vjen pas rezultatit dëshpërues të opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Ai shkruan se pluralizmi është në rrezik dhe opozita po vetëvritet, prandaj njerëzit duhet të protestojnë që sharlatanët të ikin nga Opozita.

“Pasi të na bjere zemerimi duhet ti kthehemi arsyes, tolerances perkufizimit të një vizioni qe i rikthen vendit pluralizmin, demokracise ekuilibrin, Shqiperise një alternative”, shkruan ai.

Analiza e plotë e Gjekmarkajt:

Njerëzit duhet të protestojnë që sharlatanët të ikin nga Opozita

Katastrofa elektorale e Opozitës është e pazakonte në përmasa deri në kufijtë e asgjësimit por jo e pa paralajmëruar. Kryeqyteti, qytetet e medha, Shkodra, bastionet po bien të gjitha një e nga një.

Marrëzia dhe poshtërsia krah për krah u serviren si shpresë, si alternativë, si fitore kur në fakt me zhurmën si teneqe rrugëve kishin në ballë humbjen dhe shkatërrimin.

Tek dhuna e fjalës gjeje mungesën e fisnikërisë. Zhgënjimi është i madh, zëmerimi po kaq. Gjuetia për fajtore jashtë vetes s’ka asnjë vlerë, nuk shëron askënd. Në një hartë të tillë ndëshkimi nuk ka dobi të akuzosh kundërshtarin, do të ishte insistim në marrëzi.

Duhet kerkuar gjithçka tek vetja, tek vetëshkaterrimi per interesa personale, tek shkolla politike, tek dominimi i se vjetres, tek gjuha antiperendimore, tek të njëjtet që vërtiten në oborr pa mirësinë për tu hapur vend të rinjve dhe të rinjtë pa kurajo per tu rebeluar, duhet kerkuar pergjegjësia tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha e tek secili prej nesh qe nuk u dolëm ballazi sa duhet e kur duhej vit pas viti.Partia domen i bën me faj të gjithë aksionerët e PD shumë më tepër trupën e saj politike.

Nje degradim i tille nuk eshte merite negative vetem e dy personave por e kujtdo qe lejoji kete mentalitet të shnderrohej ne rregull.

Kjo fundosje nuk është e një viti ajo ka rrënjë të thella. Ngjarjet e kesaj kohe, çarja, perçarja, egersia e gjuhes, thyerja me SHBA, perdorimi i njerëzve si te ishin turma pa shpirt, paftesia per te rigjeneruar ide, krijuan dritare te shumta ku secili mund të shihte tragjedine e opozites e ndarë në “Foltore” e “Vulë” të dyja të pandershme, e para në revansh e dyta në mbrojtje në paaftesi per te ndertuar konceptin e një opozite te re mosperdoruese e një vule qe i ra siper si rrase varri.

Deputetet janë produkte të votes, unë njëri prej tyre. Nuk e besoja kurrë që të mpihesha, te rrotullohesha mes dilemash, si mijera të tjerë të djathtë shqiptar, të nisesha e të kthehesha, të mos votoja produktet e një procesi femijë te perdhunimit dhe gjuhes kunder SHBA dhe Perendimit, te strehuar tek sigla e Ilir Metes kaq shumë të akuzuar prej tyre e po kaq nga kundershtaret per të kaluaren, të refuzoja paaftesinë e vules per ti dhene vendit dhe opozites një model të ri, kantidat dinjitoz.

Kjo nuk ka të bëjë me Pashk Gjonin i cili mbetet një person i denjë per respekt si qytetar e si mjek qe ne plan individual do e merrte voten time.

Po pluralizmi është në rrezik sepse ne si opozite po vetëvritemi. Shoqeria po ecen me shpejtësi, ne nuk po dime ta lexojme ate. Vendi ka nevojë per nje opozite të re pa humbur mbeshtetesit e së vjetres. Opozita duhet te rithemelohet Foltorja me revanshin e saj dhe Vula me skytherine e vet duhet ta ulin siparin. Kjo nuk behet me fytyrat si sholle kundrejt qe as nuk skuqen e as nuk zverdhen, duhet te vendose qellimet e veta në kontekstin e modernitetit shqiptar, duhet të çlirohet nga varrmihesit e saj të vjeter apo të rinj, duhet të rivendose miqesine dhe dialogun me SHBA-ne ndryshe fatkeqsite nuk do të na ndahen deri në piken që tragjikja të shnderrohet në komike. Jemi afer kesaj pike. U mund “opozita e vertete” shumë më teper se “opozita e shitur”. Por janë mundur të dyja. Njerëzit duhet te protestojne qe sharlatanet të ikin nga Opozita. Pasi të na bjere zemerimi duhet ti kthehemi arsyes, tolerances perkufizimit të një vizioni qe i rikthen vendit pluralizmin, demokracise ekuilibrin, Shqiperise një alternative.

Çdo qasje tjeter ka vetem një horizont asgjesimin qe i shpie individet nje nga nje të bejne menjane si femije qe nuk rrine dot pa e thëne “Mbreti është lakuriq”.

TË LIDHURA

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK
Aktualitet

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

14:50 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve
Aktualitet

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Next Post
Vendoret 2023, monitoruesja e OSBE-ODIHR: Nuk u mor parasysh interesi i zgjedhësve

Vendoret 2023, monitoruesja e OSBE-ODIHR: Nuk u mor parasysh interesi i zgjedhësve

Ndërron jetë brenda restorantit turisti në Dhërmi, zbardhen dyshimet e para

“Çmendet” 42 vjeçari në Tepelenë, godet me thikë bashkëshorten, plagos edhe veten

Plas sherri në lokal, 47-vjeçari goditet me sende të forta, e pëson keq 39-vjeçari, zbardhen detajet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK
Aktualitet

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

by mirseda
14:50 | 09/03/2026
0

SPAK ka publikuar një raport ku evidenton disa sfida të rëndësishme në funksionimin e saj, të cilat...

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

14:30 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com