Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Po s’i solla, shkoj në polici”/ Vazhdon saga e mashtruesit që mori 5 milion lekë për një stallë

7 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
“Po s’i solla, shkoj në polici”/ Vazhdon saga e mashtruesit që mori 5 milion lekë për një stallë

Më 14 janar 2025 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e qytetarit Aleko Dalla nga Durrësi, i cili tregonte se në vitin 2024 i kishin prezantuar Elton Jahon. Ky i fundit kishte thënë se punonte në Ministrinë e Bujqësisë dhe kërkonte të investonte në një stallë sipas një fondi që jepte Bashkimi Evropian. Fondi ishte 420 milionë lekë të vjetra dhe Elton Jaho do të merrte 25% të shumës. Premtoi se do të legalizonte tokën për të cilën mori 1 milionë e 500 mijë lekë.

Më pas nxori një problem me tokën dhe kërkoi edhe 1 milionë e 300 mijë lekë. Çdo gjë ishte në rregull vetëm se Aleko duhet të priste. Ndërkohë që stalla duhet të merrte rrugë, Eltoni i premtoi t’i fuste vajzën në punë në bashkinë e Tiranës dhe kërkoi sërish 1 milionë e 200 mijë lekë për të bërë disa “dhurata”.

Meqë nuk po bëhej asgjë, qytetarit i filluan dyshimet dhe i kërkoi paratë mbrapsht. Elton Jaho premtoi se do ia kthente 5 milionë lekë, por njëherë i tha se i ka vdekur një i afërm e herën tjetër, se ishte i sëmurë me tumor.

Pas shumë peripecive, gazetarja e “Stop” e gjeti Elton Jahon shëndoshë e mirë, por ai vijoi avazin e premtimeve pa kthyer paratë.

Elton Jaho: Lashë edhe një afat me Alkon, tani për dy javë.

Gazetarja: The që do t’i ktheje për 10 ditë. Nga 10 ditë më premtove se këtë javë do t’ia kthesh lekët. Janë mashtrimet e radhës këto?

Elton Jaho: Jo, nuk ka asnjë mashtrim motër! Të lutem, e kam lënë në datën 5! Nuk kam asnjë mundësi. Me atë video që doli m’u prenë të gjitha, as familje, asgjë, kupton? Po flasim realitetin. Në datën 5 do ta likuidoj.

Gazetarja: Zotëri, kështu i the edhe javëën e kaluar po të them.

Elton Jaho: Moj zonjë, edhe njëherë po të them, e dini pozicionin tim tani?

Gazetarja: Nuk më intereson pozicioni yt! Pozicioni yt ishte pozicion mashtrimi! Ti do të vijë data 5, do të kalojë dataa 5, do të vijë data 10, do të mashtrosh ndonjë tjetër që t’i marrësh lekët t’ia japësh Alekos?

Elton Jaho: Në datën 5 e një sekondë, ju bëni të gjithë procedurën në polici dhe prokurori dhe s’është nevoja se iki vetë dorëzohem! Po ta them, në datën 5 unë e likuidoj zotërinë përfundimisht.

Saga e qytetarit ka hyrë në një spirale që nuk i duket fundi. Elton Jaho ka shtyrë disa herë afatet duke thënë se nëse nuk kthen paratë, do të shkojë vetë në polici.

Elton Jaho: Atëherë, kur të jem aty, do të marr dhe do të vij direkt në shtëpi, dakord?

Elton Jaho: Rreth orës 12, plus, minus, mund të vij edhe më herët, mund të vij edhe gjysmë ore me vonesë, diçka e tillë, por do të vij aty direkt në shtëpi, dakord?

Në komunikimin tjetër me gazetaren, Elton Jaho ka gati justifikimin e radhës.

Elton Jaho: Kam qenë te dentisti prandaj nuk të ashtu…

Gazetarja: Po, dakord! Të mora në datën 5 shkurt, Elton edhe më the që nuk ka mbaruar dita e datës kur ne lamë që ti do i ktheje paratë, apo jo?

Elton Jaho: Po, është e vërtetë.

Elton Jaho: Atëherë, unë me Alekon e kemi lënë për…

Gazetarja: Nuk ke lënë asgjë!

Elton Jaho: Po e kam lënë të enjten te noteri, moj! Unë të enjten i kthej lekët. Po s’ia ktheva, bëni çfarë të doni!

Gazetarja: Ti të enjten i ke dhe nuk i ke të martën?

Elton Jaho: Të enjten jap lekët, kaq!

Gazetarja: Po, po do i japësh lekët ti! Do ta shohim sa do i japësh!/

TË LIDHURA

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

14:55 | 30/09/2025
Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti
Aktualitet

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti

14:35 | 30/09/2025
Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon zyrtarisht Gjykata Kushtetuese
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon zyrtarisht Gjykata Kushtetuese

14:15 | 30/09/2025
Next Post
Berisha: Po përgatitet ligji i ‘desorosifikimit’, fondacioni i Soros do të mbyllet

Berisha: Po përgatitet ligji i ‘desorosifikimit’, fondacioni i Soros do të mbyllet

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 1 Mars 2025

Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete, raportohet për disa të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete, raportohet për disa të plagosur

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Tërmet i fortë me magnitudë 6.9 godet Filipinet, ja ku ishte epiqendra
Bota

Tërmet i fortë me magnitudë 6.9 godet Filipinet, ja ku ishte epiqendra

by mirseda
17:10 | 30/09/2025
0

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi Filipinet të martën. Sipas Unionit Amerikan Gjeofizik, epiqendra ishte 11...

Incidenti me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetime paraprake

Incidenti me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetime paraprake

17:02 | 30/09/2025
Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të mblidhet derisa palëve t’u jepet teksti i plotë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të mblidhet derisa palëve t’u jepet teksti i plotë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese

16:56 | 30/09/2025
U arrestua në Serbi, protestë masive në Prishtinë për policin kosovar

U arrestua në Serbi, protestë masive në Prishtinë për policin kosovar

16:53 | 30/09/2025
SPAK çon për gjykim kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzohet për ndërtim ure për familjarët përmes tenderit

SPAK çon për gjykim kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzohet për ndërtim ure për familjarët përmes tenderit

16:27 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com