Mesfushori italian i Paris Saint-Germain, Marco Verratti është arrestuar pasi u kap duke ngarë automjetin në gjendje të dehur.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, që thonë se futbollisti i njohur kishte tejkaluar dyshif normën e lejuar të alkoolit.
Ai u arrestua në orët e para të së mërkurës, në Paris. 25-vjeçari është mbajtur në një qeli, derisa i ka dalë pija dhe më pas është lejuar të largohet. Sigurisht, lojtarit i është marrë patenta nga autoritetet franceze.
Ekipi i Paris Saint-Germain nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen dhe nuk dihet nëse do të marrë ndonjë masë ndaj lojtarit.