Familjarët e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre.
Sipas denoncimit, Shima iu ka dërguar një mesazh familjarëve ku shkruante se “po e arrestonin”. Pas këtij momenti, nuk ka pasur më komunikim me të.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për sqarimin e ngjarjes, duke sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit.
Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.