Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:30 para godinës së Policisë së Shtetit.
Bëhet me dije se një automjet taksi ka përplasur një këmbësor teksa ky i fundit po kalonte vijat e bardha.
Aksidenti ka ndodhur ndërkohë që semafori ishte i kuq për kalimtarin. Ky i fundit është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
“Pak momente më parë ka ndodhur një aksident ku një automjet taksi ka përplasur një këmbësor në vijat e bardha. Nga dëshmitë e kalimtarëve të rastit, ata shprehen se këmbësori po kalonte te vijat e bardha, por ishte me semafor të kuq. Pak minuta më parë ka mbërrutur edhe ambulance që ka transportuar në spital të plagosurin”, bëjnë me diej burimet.
Një shitës ambulant që ndodhej në vendngjarje gjatë aksidentit shprehet:
“Makina ishte në krahun e vet më semaforë të hapur. Ishte me shpejtësi të vogël taksia. Këmbësori u fut aty edhe bam. Nuk e pashë me vëmendje, vetëm kur e përplasi makina”.
Kujtojmë që prej disa javësh është ndërmarrë një nismë për të gjobitur këmbësorët në rrugë”.