Rikthimi i Belinda Ballukut në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u festua me fishekzjarre në Fier dhe Dibër. Mbështetësit shprehën publikisht vlerësimin për rolin dhe investimet e saj në zhvillimin e këtyre zonave.
Rikthimi I Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres njeherësh minisrtre e infrastrukturës e energjisë nga Gjykata Kushtetuese u prit me fishekzjarre në Fier e Dibër!
Këto pamje vijnë nga Fieri, ku numri dy I qeverisë është drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun dhe ku mori rezultatin historik me 12 mandate deputetësh më 11 maj.
Qytetarë lëshuan fishekzjarre në shenjë mbështetje.
Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Dibra, ku Balluku ka drejtuar socialistët në garën elektorale të vitit 2021.
Jashtë kamerave banorët thanë se vlerësojnë kontributin direkt të zv kryeministres në zhvillimin e zonës, përgjatë viteve të fundit, vecanërisht falë investimeve në infrastrukturë.















