Puntata e një ditë në parë e “Për’puthen” ka nisur me sherr mes Albinës dhe Serxhos. Gjithçka nisi pas transmetimit të takimit të Albinës me Vedatin.
Ajo shprehet se Serxho ka humbur një super vajzë dhe se bëri gabim që i dha mundësinë për ta njohur më shumë. Madje ajo e konsideron atë si një 13-vjeçar dhe ende i paformuar.
Pjesë nga debati në studio”
Albina: Ai ka humbur një super vajzë!
Serxho: Ajo ka humbur një super djalë.
Albina: Ti ke humbur dy vajza, mua dhe Saiden. Unë bëra gabim që të dhashë një mundësi për të të njohur më shumë
Serxho: Rri dhe dëgjo. Nuk dua të të kem asnjë gjë.
Albina: Shan një femër dhe nuk më duket etike. Shan një femër që ka bërë hapin për ta puthur në studio, duket i paformuar për moshën që ka 31 vjeç, nuk respekton asnjë gjë. Unë jam 33 para teje për mend dhe eksperiencat, ti je akoma 13 vjeç. Ai po mundohet ti japë rëndësi vetes gjatë takimit tim me Vedatin. Përdor moshën si armë që unë jam më e vogël. Mënyra se si sillet me mua unë ia kthej po njësoj.