Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Plagosi me thikë dy vëllezërit në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari, policia i gjen dhe kokainë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Plagosi me thikë dy vëllezërit në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari, policia i gjen dhe kokainë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë dy vëllezër në Tiranë.

Bëhet me dije së në pranga ka rënë shtetasi G. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë. Personi në fjalë pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Tracking”.

Plagosi rëndë me mjet prerës, 2 shtetas (vëllezër), dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga, pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar.

Procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1150 euro dhe mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja e 2 vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që kryejnë vepra penale, pas informacioneve se një shtetas kishte plagosur rëndë me mjet prerës 2 vëllezër, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tracking”, për kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni, pas disa orësh ndjekje intensive, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasi G. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.

Me marrjen e informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas disa orësh ndjekje intensive, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Lushnjë, në një hotel në Lushnjë, kanë lokalizuar shtetasin G. L., së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

TË LIDHURA

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit
Aktualitet

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit

14:53 | 14/08/2025
Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det
Aktualitet

Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det

14:32 | 14/08/2025
“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”
Aktualitet

“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

14:01 | 14/08/2025
Next Post
Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital

Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital

Parandalohet tragjedia në Tiranë, 59-vjeçari kërcënon me armë të vëllain për pronat

Parandalohet tragjedia në Tiranë, 59-vjeçari kërcënon me armë të vëllain për pronat

Kërkojnë ndalimin e punës në gurore, banorët e Fierzës në protestë, bllokojnë rrugën

Kërkojnë ndalimin e punës në gurore, banorët e Fierzës në protestë, bllokojnë rrugën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

by mirseda
15:40 | 14/08/2025
0

Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Shërbimi i Inteligjencës...

Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

15:06 | 14/08/2025
“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit

14:53 | 14/08/2025
Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det

Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det

14:32 | 14/08/2025
“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

14:01 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com