Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Pjesë e bandës “Bajri”, Krimet e Rënda marrin vendimin për trajnerin e Shqipërisë

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Pjesë e bandës “Bajri”, Krimet e Rënda marrin vendimin për trajnerin e Shqipërisë

Apeli i Krimeve të Rënda ka vendosur lirimin nga qelia të Armir Grimajt, ish-trajneri i Kombëtares së Femrave. Mbrojta e Grimajt, i cili u arrestua në fund të shtatorit të vitit të kaluar gjatë aksionit policor që goditi bandën “Bajri”, ka apeluar në shkallën e dytë masën e sigurimit “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Apeli vendosi lirimin nga qelia të 44-vjeçarit, duke zbutur masën e sigurimit personal në “arrest shtëpiak”. Grimaj akuzohet për trukim ndeshjesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Armir Grimaj është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike. Kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas sinjalizimeve të ardhura nga autoritetet belge dhe holandeze, kishte vënë nën përgjim Safet Bajrin që prej gjashtë muajsh. Bajri dyshohej si koka e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte në Shkodër dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimit të parave, gjobëvënieve etj.

Gjatë përgjimeve telefonike të Safet Bajrit, në vëmendje të hetuesve ka ardhur një telefonatë e pazakontë e tij në drejtim të Armir Grimajt, asokohe trajner. Bëhej fjalë për një ndeshje të kategorive inferiore, ku kërkohej ndërhyrja e Grimajt për një rezultat të paracaktuar.

Ndeshja, për të cilën akuzohet Grimaj, është ajo e luajtur më datën 5 maj të vitit 2018 mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Ndeshja ishte përcaktuese për Vllazninë B, e cila kërkonte që të mbijetonte në Kategorinë e Parë, në grupin B të saj.

Ajo konsiderohej si finale për shkodranët. Përgjimet telefonike të Safet Bajrit tregojnë se ky i fundit i ka telefonuar Armir Grimajt përpara ndeshjes dhe i ka kërkuar që të ndërhyjë te Tërbuni në mënyrë që të toleronin në atë ndeshje. Tërbuni kishte disa lojtarë shkodranë dhe Grimaj, dyshohet se ka përdorur influencën e tij që gjërat të shkonin mirë për Vllazninë. Menjëherë sa fillon ndeshje, Hllunaj kalon Vllazninë në avantazh në minutën e nëntë, ndërsa 9 minuta më pas, Hajdari dyfishon. Në pjesën e dytë, Gjini shkurton diferencën dhe Vllaznia B fiton duelin e mbijetesës me Tërbunin duke kaluar në Play-Out me Orikumin, ku e mposht edhe këtë të fundit.

Gjithçka komplikohet me rënien e Vllaznisë nga Kategoria Superiore. Rregullat nuk lejojnë dy ekipe zinxhirë të luajnë në të njëjtën kategori dhe Vllaznia B ra një kategori më poshtë, për t’i hapur vendin ekipit të parë. Në përgjime, Grimaj flet edhe për shpërblime për rezultatin e asaj ndeshjeje me Tërbunin.

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Deklarata për taksën/ Ramush Haradinaj i përgjigjet kryeministres serbe

Haradinaj i bindur: Askush nuk do t’i marrë më tokë Kosovës

E akuzuan se e shiti nga Chelsea, Mourinho befason me deklaratën për Salah

E akuzuan se e shiti nga Chelsea, Mourinho befason me deklaratën për Salah

Familja shqiptare në hall, rrezikon të dëbohet nga Franca

Familja shqiptare në hall, rrezikon të dëbohet nga Franca







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com