Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pezullimi i Ballukut sot në Gjykatën Kushtetuese, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancë! Arsyeja…

6 orë ago
in Aktualitet, Politikë
Pezullimi i Ballukut sot në Gjykatën Kushtetuese, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancë! Arsyeja…

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese , lidhur me kërkesën e paraqitur nga Kryeministri Rama për çështjen Balluku.

Reagimi vjen pas interesit të lartë mediatik dhe pyetjeve të shumta nga gazetarët mbi këtë seancë, ku palë kërkuese është Kryeministri, ndërsa si subjekte të interesuara janë Presidenti i Republikës, Kuvendi, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe vetë GJKKO. Objekti i shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese lidhet me “zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër”, në lidhje me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një anëtari të Këshillit të Ministrave.

Në njoftimin e saj, GJKKO thekson se ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë proces, pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Sipas qëndrimit zyrtar të gjykatës, në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të përfshihet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Një pjesëmarrje e tillë, theksohet në njoftim, do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

GJKKO bën me dije se i ka përcjellë zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e saj përmes shkresës nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, ku janë parashtruar në mënyrë të detajuar arsyet ligjore pse kjo gjykatë nuk mund të konsiderohet palë në këtë proces kushtetues. Seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese pritet të zhvillohet sot, mes një vëmendjeje të shtuar publike dhe politike, për shkak të implikimeve institucionale dhe kushtetuese të çështjes.

TË LIDHURA

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses
Aktualitet

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Next Post
Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon

Shehaj dorëzon 20 mijë firma në Kushtetuese: Të tregojmë se shqiptarët duan t’i jepet fund

Shehaj dorëzon 20 mijë firma në Kushtetuese: Të tregojmë se shqiptarët duan t’i jepet fund







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

by mirseda
15:17 | 22/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal. Sipas publikimit në faqen zyrtare...

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com