Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pesë gjërat që do të ndodhin në Tokë 100 vitet e ardhshme

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Pesë gjërat që do të ndodhin në Tokë 100 vitet e ardhshme

Planeti ynë po ndryshon vazhdimisht. Pavarësisht nëse e vëmë re këtë apo jo, transformimet e vogla ashtu edhe ato të mëdha ndodhin përditë. Qoftë një pemë që rrëzohet apo një ndryshim tektonik, diçka diku dhe atje ndryshon në mënyrë të pakthyeshme. Prandaj, nuk është e pazakontë të pyesim veten:Si do të jenë këto evolucione në fund të këtij shekulli? Ja cilat janë 5 gjërat që mendohet se do të ndodhin në tokë në 100 vitet e ardhshme…

Qytetet nënujore

Për 800 vjet, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Dhe dekadat e fundit, studiuesit kanë prashikuar një rritje të nivelit të detrave, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole.

Studimet e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, parashikojnë që niveli i detit do të rritet 2 metra gjatë 100 viteve të ardhshme. Efektet e një rritjeje të tillë, do të ishin mjaft katastrofike. 44 për qind e popullsisë së botës banon në qytetet bregdetare, dhe nivelet më të larta të detit do të detyronin shumë njerëz të lëviznin diku tjetër.

Ekonomia e këtyre qyteteve do të binte, dhe kostoja e jetesës do të ngrihej në stratosferë. Qytetet e vogla bregdetare, nuk do të kishin asnjë mjet për të mbrojtur veten me mure detare ose masa parandaluese, duke u shndërruar kështu në qytete fantazmë.

Zhdukjet e kafshëve

Lui Fihojos, regjisor i “National Geographic” dhe producent i dokumentarit “The Cove”, ka deklarur kohët e fundit se në 100 vitet e ardhshme mund të shohim zhdukjen e gjysmës së popullatës së kafshëve në Tokë. Ai ka cituar shumë arsye, nga ndryshimet klimatike dhe shkatërrimi i habitateve, deri tek gjuetia dhe konsumi i tepërt.

Emetimi i karbonit po dëmton ekosistemet jetike, shumë zogj dhe krijesa të tjera që banojnë pranë qyteteve. Kjo mund të parandalohet. Nëse ne si shoqëri bashkohemi për të mbrojtur natyrën dhe jetën e begatë të kafshëve në Tokë, mund t’i ndihmojmë speciet e tjera të ekzistojnë edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe më shumë se kaq.

Makina elektrike autonome

Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë ​​nuk do të ekzistojnë më. Norvegjia ka deklaruar se do të ndalojë shitjet e makinave me karburantet fosile deri në vitin 2025, me Holandën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë të njëjtin premtim për vitin 2040.

Gjermania dhe Kina, dy lideret në industrinë e makinave, kanë premtuar ide të ngjashme, pa një vendosur afate kohore. Ndërkohë studiuesit shtojnë se automjetet autonome do të dominojnë gjithashtu shoqërinë. Ekonomisti i Universitetit të Stenfordit, Toni Seba, thotë se deri në vitin 2030, 95 për qind e udhëtarëve do të përdorin automjete që drejtohen vetë.

Në këtë mënyrë, shërbimet e udhëtimit do të kushtonin sa më pak, duke e zvogëluar barrën për ata që mbështeten tek taksitë dhe transporti publik. Për më tepër, nuk do të ketë 3.2 miliardë tonë emetime karboni në vit në atmosferë.

Një botë e robotëve

Rej Kurcveil, drejtor i inxhinierisë në Google, deklaroi kohët e fundit se rritja eksponenciale e teknologjisë dhe robotikës, do të mbërrijë kulmin me një platformë mbarëbotërore në sistemet tona ekonomike brenda 100 viteve të ardhshme, dhe ndoshta edhe më shpejt.

Ai thotë se zhvillimet e shpejta të kohëve të fundit në fuqinë informatike, shpejtësia e internetit, shkëmbimi i informacionit dhe printimi 3D, kontribuojnë gjithnjë e më shumë në tregtinë me shpejtësi të robotëve. Nëse dikush sheh prirjet e hulumtuara nga Google dhe korporatat e tjera të teknologjisë së lartë, atëherë mund të shihni se deri në vitin 2025, robotët do të përbëjnë gati 70 miliardë dollarë të tregut global, me pjesën më të madhe të robotëve që përdoren gjerësisht në ushtri, industri, tregti dhe punët vetjake në shtëpi.

Një Univers i zbuluar

Vitet e fundit, Observatori Jugor Europian, ka vënë në përdorim një teleskop shumë të madh, OWL. Me një dimetër prej 100 metrash, ai mund të analizojë me saktësi të madhe planetet pranë Tokës, të rreth 40 prej sistemeve më të afërta me sistemin tonë diellor. Kjo do t’u japë shkencëtarëve aftësinë për të hulumtuar ekzoplanetët, dhe jetën e mundshme jashtëtokësore. Spektri i gjërë i OWL mund të zbulojë molekulat e jetës dhe organizmave të tjerë të gjallë, që teknologjitë e mëparshme si Teleskopi Hapësinor Habëll nuk mund t’i vëzhgonin. Ideja se ka zero jetë në universin e pafundëm nuk është e besueshme, dhe me aftësitë në rritje, kush e di se çfarë do të zbulojmë…/bota.al

 

TË LIDHURA

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, reagon Von der Leyen: Të dy palët t’i përmbahen kushteve
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, reagon Von der Leyen: Të dy palët t’i përmbahen kushteve

09:23 | 09/10/2025
“Ditë e madhe për Izraelin”, Netanyahu përshëndet marrëveshjen e paqes me Hamasin
Bota

“Ditë e madhe për Izraelin”, Netanyahu përshëndet marrëveshjen e paqes me Hamasin

08:54 | 09/10/2025
Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Next Post
Zbuloni çfarë e pret Amerikën dhe botën në vitin 2019

Trump i vendosur: Qeveria e mbyllur derisa të sponsorizohet muri me Meksikën

Parashikimi, temperaturat disa gradë nën zero në fundvit

Parashikimi, temperaturat disa gradë nën zero në fundvit

Çmimi i lartë i karburantit, Haradinaj kritikon: Dëm qytetarëve

Çmimi i lartë i karburantit, Haradinaj kritikon: Dëm qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Rama i tmerruar nga ato që di Veliaj”, Berisha sulmon Begajn: I padenjë për të qenë President
Politikë

Rama i tmerruar nga ato që di Veliaj”, Berisha sulmon Begajn: I padenjë për të qenë President

by mirseda
15:35 | 09/10/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita do të çojë përpara nismën për shkarkimin e...

Berisha: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm

Berisha: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm

15:16 | 09/10/2025
Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta

Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta

15:12 | 09/10/2025
Arrestohet nga policia serbe shqiptari me flamuj dhe bluza, dyshoheshin të përdoreshin për ndeshjen

Arrestohet nga policia serbe shqiptari me flamuj dhe bluza, dyshoheshin të përdoreshin për ndeshjen

15:09 | 09/10/2025
Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari

Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari

15:06 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com