Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Përralla e vëllezërve Kukaj, që ngriti në qiell zemrat e tifozëve kuqezi

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Përralla e vëllezërve Kukaj, që ngriti në qiell zemrat e tifozëve kuqezi

Në Shqipëri, disa vite më parë ka ndodhur një skenë mashtrimi perfekte që bëri krenarë gjithë zemrat kuqezi nga vëllezërit Kukaj. Ishte koha kur interneti nuk kishte përdorim kaq të gjerë, rreth vitit 2009. Futbolli në Shqipëri ka qenë gjithmonë sporti më i dashur dhe ndeshjet e Kombëtares ndiqen nga i madh dhe i vogël. Mania për të patur sa më shumë talente në Kombëtare mund të çojnë në gafa si ajo që po tregojmë.

Në ato vite nëpër portale apo edhe gazeta, flitej vetëm për një emër: Arlind Kukaj. Sipas përshkrimit që i bënte vetes, djaloshi duhet të kishte lindur në Spanjë, pikërisht në Madrid më 02.08.1993 dhe kishte filluar të merrej me futboll që në moshën 7-vjeçar, duke u bërë direkt pjesë e akademisë së Real Madrid. Dihet që Real Madrid është klubi ku çdo lojtar ëndërron të luajë një herë në karrierë, sepse historikisht kanë luajtur lojtarët më të mirë në botë dhe në periudhën që po flasim aty luanin disa yje si Cristiano Ronaldo, Mesut Özil, Iker Casillas, Gonzalo Higuain, Kaka, etj, shkruan EDS.

Rreth miqësisë më këta lojtarë Kukaj do të deklaronte në një intervistë asokohe: “Me të gjithë kam folur dhe kam bërë foto, mirëpo miqësi më të madhe kam me Higuain, pasi edhe e kam idhull”. Aspak keq për një djalosh të asaj moshe. Sezonin tjetër Kukaj deklaronte se ishte i huazuar në Argjentinë tek Boca Juniors, duke shkëlqyer, aq sa një intervistë me të ishte e vështirë dhe ekskluzive. Po flasim për periudhën kur Kombëtares po i largohej një brez i shkëlqyer lojtarësh, dhe gjithë opinioni sportiv ishte në kërkim të alternativave. Dhe pikërisht ky ishte momenti i duhur për Arlindin që të dilte në skenë. I konsideruar si “shpëtimtari i Kombëtares”, fama e këtij lojtari arriti deri në pikën që platforma digjitale “Supersport” t’i dedikonte një speciale në emisionin “Zona Gol”, ku paneli që përbëhej nga specialistët të futbollit, diskutonin për të ardhmen e këtij lojtari.

Kukaj nëpër intervista bënte thirrje që Kombëtarja ta grumbullonte, pasi Spanja po e priste. Po flasim për atë Spanjë që përbëhej nga yje të shumtë, dhe fakti që po priste përgjigjen nga ky lojtar, do të thoshte shumë për talentin e tij. Por atëherë kur të gjithë po prisnin shumë nga ky lojtar, ai u zhduk papritur nga skena. Por mesa duket talenti në familjen Kukaj nuk kishte të mbaruar.

Në skenë del vëllai i Arlindit, Malindi që luante në akademinë e Chelsea dhe sipas gojëdhënave në të kaluarën kishte qenë pjesë e akademisë së Real Madridit. Malindi ndryshe nga i vëllai luante si mesfushor, dhe nga postimet në rrjetet sociale, dukej që kishte miqësi me yjet e Chelsea-t. Në intervistat e shumta tregonte për aftësitë që kishte dhe se si shpresonte që një ditë do të luante me ekipin e parë, por çuditërisht nuk e përmendte fare të vëllanë.

Ditën që Kosova u njoh nga organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, Malindi do të shkruante se kishte zgjedhur Kombëtaren e Kosovës, pavarësisht se në të kaluarën kishte luajtur me kombëtaren U-18 të Anglisë. Kaq mjaftonte që historia të përsëritej, me portalet e shumta që konkurronin njëra-tjetrën që t’i merrnin një intervistë.

Por nga një kërkim i thjeshtë në internet, u zbulua që fotot e Malind Kukajt i përkisnin një tjetër futbollisti të Chelsea, George McEachran. Një zbulim “tronditës” që tregon se personazhi i Malindit nuk ka ekzistuar asnjëherë, dhe eventualisht as ajo e vëllait të madh, Arlindit. Një ditë tragjike për futbollin shqiptar dhe atë botëror, pasi në një moment të vetëm humbën dy nga talentet më të mirë. PS: Edhe vëllai i tretë Artani luan me Realin. /M.SH/

Tags: “qiell”Kukajkuqezingritipërrallatifozëvevëllezërvezemrat

TË LIDHURA

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë
Sport

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

17:13 | 13/08/2025
Inter, pritja për Lukman mund të dështojë tratativën?
Sport

Inter, pritja për Lukman mund të dështojë tratativën?

15:58 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët
Sport

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025
Next Post
Rama: S’ka falas, edhe kuksianët do të paguajnë te tuneli

Rama: S’ka falas, edhe kuksianët do të paguajnë te tuneli

Shtypi nga bota, 6 Prill 2018

Shtypi nga bota, 6 Prill 2018

Vetëvrasja misterioze e shqiptares në Londër, kush ishte Zeinep Vlora

Vetëvrasja misterioze e shqiptares në Londër, kush ishte Zeinep Vlora

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh
Aktualitet

Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh

by mirseda
17:27 | 13/08/2025
0

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon...

Vapa afrikane ‘shkrin’ Shqipërinë/ Tirana ‘digjet’ në 43.6°C, dita më e nxehtë në historinë e qytetit

Vapa afrikane ‘shkrin’ Shqipërinë/ Tirana ‘digjet’ në 43.6°C, dita më e nxehtë në historinë e qytetit

17:15 | 13/08/2025
E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

17:13 | 13/08/2025
Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

16:19 | 13/08/2025
Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

16:05 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com