Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasja e parë e deputetëve të PD-së dhe momentet pikante në seancë, ja çfarë ndodhi në Prishtinë

8 muaj ago
in Aktualitet, Politikë
Përplasja e parë e deputetëve të PD-së dhe momentet pikante në seancë, ja çfarë ndodhi në Prishtinë

Seanca e dytë e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prishtinë nuk kaloi pa momente pikante dhe të papritura.

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike mbërritën ndër të parët në Kuvendin e Kosovës, por jo edhe në hyrjen e duhur, për çka u udhëzuan nga stafi i Parlamentit se duhet të kalojnë nga krahu tjetër.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u prit nga homologu i saj, Glauk Konjufca. Pas një përqafimi të ngrohtë, Konjufca pas interesimit të Spiropalit tregoi për gëzimin për lindjen e vajzës vetëm pak ditë më parë.

Kryeministri Edi Rama erdhi i pari në Kuvend dhe u prit nga të dy kryeparlamentarët. Mirëpo harruan ta prisnin Kurtin, që erdhi vetëm pak momente më vonë.

Të dy kryeministrat dhe të dy krerët e Kuvendeve u takuan në zyrën e Konjufcës. Pak momente më vonë aty erdhi edhe presidentja Vjosa Osmani që gjithashtu mbajti një fjalim në seancë pavarësisht se nuk ishte parashikuar në agjendë.

Ndërsa liderët po takoheshin, ministrat dhe deputetët në sallën plenare e shfrytëzonin kohën për të biseduar mes vete.

Pas ardhjes në sallë, Rama pati një përshëndetje të veçantë për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, një dëshmi se mospajtimet mes tyre deri në padi, tashmë i përkasin së shkuarës.

Fjalimi i kryeministrave u shoqërua me duartrokitje, kryesisht nga partitë e tyre. Pas përfundimit të adresimit të Ramës, deputetët e partive opozitare PDK e AAK u ngritën në këmbë por nuk u ndoqën nga ata të mazhorancës në Kosovë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë seancë. Megjithëse prania e tij nuk ishte vënë re nga drejtuesit e seancës.

Presidentja Vjosa Osmani ishte e para që u largua nga seanca në momentin kur Ramush Haradinaj doli në foltore.

Fjalimi i Haradinajt nuk i pëlqeu ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe deputetëve të mazhorancës që u larguan nga salla, ndërsa edhe Kurti nuk po pajtohej më atë që thoshte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjatë fjalimit të Haradinajt, kryeministri Rama vendosi t’i shkruante një letër Kurtit. Meqë Kurti dukej se ishte nervozuar me Haradinajn nuk po e hapte letrën dhe u desh sërish Rama t’ia kujtonte.

Pas një miratimi me kokë, Rama largohet nga seanca duke u rikthyer vetëm pas fjalimit të Gazment Bardhit.

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u bënë sërish protagonist kur në foltore doli Mimoza Kusari – Lila. Ata bërtitën “zdravo”, një fjalë që asocion me bisedat e publikuar mes shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ndryshe nga Kurti, Rama u duk më i interesuar të votonte për deklaratën e përbashkët mes dy Kuvendeve që u miratua formalisht nga deputetët pjesëmarrës.

Menjëherë pas seancës, Kurti e Rama u drejtuan drejt Qeverisë, në një takim që zgjati jo më shumë se pesë minuta. Të dy kryeministrat aty firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” që e bën Durrësin një nga qytetet mikpritës.

Me një shkelje syri dhe pa iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Rama e Kurti u larguan nga ndërtesa qeveritare dhe shkuan drejt restorantit ku drekuan së bashku edhe me kryeparlamentarët dhe deputetët.

TË LIDHURA

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

23:04 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark
Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Next Post
Trafik droge në Francë, grupit i zbulohen transferta parash në Shqipëri, kreu dënohet me 5 vjet burg

Trafik droge në Francë, grupit i zbulohen transferta parash në Shqipëri, kreu dënohet me 5 vjet burg

‘E rëndë’, dhunonte babanë e moshuar, arrestohet 32-vjeçari

'E rëndë', dhunonte babanë e moshuar, arrestohet 32-vjeçari

“Bën magji”, Beyonce surprizon stilistin shqiptar, Valdrin Sahitin

“Bën magji”, Beyonce surprizon stilistin shqiptar, Valdrin Sahitin

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com