Nëse mendoni se reshjet e shiut në vendin tonë ka paralizuar jetën, gaboheni. Në Greqi është një situatë katastrofike, ku reshjet e shumta të shiut kanë paralizuar kryeqytetin e Greqisë.
Athina është paralizuar nga reshje te jashtëzakonshme shiu, ndërsa Mbrojtja Civile ka njoftuar se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës.
Mediat greke raportojnë më tej se mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra vetë dhe shumë rrugë janë mbyllur.
Probleme me reshjet janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.