Reshjet e dendura të shiut sollën probleme në qytetin e Durrësit. Burgu i Durrësit u përmbyt dhe si paosjë 40 të burgosurit janë zhvendosur në burgun e sigurisë në Fushë-Krujë.
Ata do të qëndrojnë aty deri në vënien në funksion të burgut në Durrës.
Pas tranferimit të të dënuarve nga IEVP, ekipe të shumta nga emergjencat civile, zjarrëfikëset dhe ujësjellësit kanë bërë të mundur largimin e ujit me pompa, ndërsa brenda ambienteve po punohet për pastrimin e tyre.