Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve në disa qytete të vendit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të vendeve të tjera të Europës, si Italia, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi që janë përmbytur si pasojë e reshjeve.
Krahas pamjeve, ai ironizon duke thënë “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”.














