Të gjitha lajmet e fundit në mediat evropiane e çojnë Hysajn tek Chelsea, por duket se ati është shkruar diku tjetër. Gazetari italian Françesko Romani, citon burime pran klubit napolitan se në garë për shqiptarin është edhe Atletiko Madrid.
“Kemi mësuar sot që për Hysajn ka hyrë në garë edhe Atletiko i Simeones. Kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit. Ai është shprehur i gatshëm për transferimin e klientit në Madrid, por edhe Napoli i gatshëm të dëgjojë oferta.
Atletiko e cilëson Hysajn si një element të aftë për fazën mbrojtëse, ku dihet nga të gjithë loja që bën Simeone në prapavijë. Transferimi mund të konkretizohet që në janar. Flitet për një shifër rreth 40 milionë eurosh”, u shpreh gazetari.