Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës.
Gjatë natës mësohet se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarri po vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë pyjore.
Forcat zjarrfikëser po punojnë për shuarjen e flakëve.















