Një lokal në fshatin Novoselë të Vlorës është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së 25 marsit, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas informacioneve nga gazetari Armand Xhelili për Report TV, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por ekspertiza piroteknike do të përcaktojë me saktësi shkaqet e incidentit. Autoritetet po marrin në pyetje edhe pronarin e lokalit për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.















