Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Teknologji Media Marketing

Përdorimi i tepruar i teknologjisë, hendeku digjital mes shtresave

8 vjet ago
in Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
Përdorimi i tepruar i teknologjisë, hendeku digjital mes shtresave

Për shumë vite psikologët  kanë qenë të shqetësuar rreth “ndarjes dixhitale”, ku nxënësit e varfër kanë më pak mundësi për të pasur kompjuterë dhe internet në shtëpi sesa nxënësit e pasur. Frika qëndron te fakti se teknologjia mund të shkaktojë boshllëqe  mes nxënësve të pasur dhe të varfër, sepse është më e lehtë për fëmijët e pasur të përdorin programet arsimore, të praktikojnë kodimin kompjuterik ose të mësojnë rreth botës online.

Një studim i ri i 2017 tregon se hendeku është mbyllur me shpejtësi. Kur vjen fjala për pajisje të lëvizshme, të tilla si smartphona ose tableta, hendeku praktikisht është zhdukur. Edhe qasja në internet po bëhet më e zakonshme. Rreth 75 përqind e familjeve që marrin më pak se 30,000 dollarë në vit thanë se kishin internet me shpejtësi të lartë në 2017,  nga 46 përqind në 2013. Më shumë se 70 përqind e familjeve me të ardhura të ulëta thanë se kishin një kompjuter në shtëpi.

Ndërkohë që dallimet më të mprehta mes fëmijëve të pasur dhe të varfër tani janë përdorimi i mediave. Një sondazh i kryer nga Common Sense, zbuloi se prindërit me të ardhura të ulëta i ulnin fëmijët e tyre të vegjël përpara televizorit ose kompjuterit për 3 orë dhe 29 minuta në ditë, pothuajse dyfishi i 1 orë dhe 50 minuta të ekranit ditor që fëmija tipik me të ardhura të larta shikon. Kjo vazhdon edhe sot.

“Koha që kalon para pajisjes është më pak e rëndësishme”, tha Kevin Clark, drejtor i Qendrës për Inovacionin dhe Diversitetin e Medias digjitale në Universitetin George Mason. “Nuk ka të bëjë me ndarjen teknologjike, por ndarjen e përmbajtjes dhe mënyrës se si po përdoret teknologjia”.

Prindërit më të arsimuar me të ardhura më të larta dhe kontrollojnë dhe monitorojnë më shpesh atë që fëmijët shikojnë në internet. Familjet me të ardhura të ulëta përdorin më shpesh babysitter dhe për të mbajtur fëmijët gjatë udhëtimeve të gjata me makinë ose me transport publik.

Clark paralajmëroi familjet me të ardhura të ulëta të mos i lejojnë fëmijët e tyre aq shumë kohë para ekranit. “Ju duhet të kuptoni se çfarë po ndodh aktualisht. A është ekrani një opsion më i mirë sesa loja jashtë?” pyeti ai. Familjet me të ardhura më të larta mund të paguajnë më shumë përkujdesje për fëmijët, ti dërgojnë ata nëpër aktivitete ose t’u lejojnë fëmijëve të luajnë në oborrin e shtëpisë.

Ky mesazh nuk shkon te të gjithë prindërit. Sondazhi i Common Sense zbuloi se vetëm një në pesë prindër njihet me rekomandimet për kufizimin e përdorimit të medias. Pothuajse një e katërta e prindërve me të ardhura të larta dhe të arsimuar nga kolegj, në raport me 16 përqind të prindërve me të ardhura të ulëta pa arsim të lartë. (TIRANA TODAY)

Tags: digjitalhendekushtresaveteknologjisë

TË LIDHURA

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë
Kuriozitete

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

22:32 | 07/08/2025
Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi dhe grupe kriminale, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari
Teknologji

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi dhe grupe kriminale, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

20:50 | 06/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Qeveritarët e Katalonjës rrezikojnë të mbeten pa rroga, financat në kontrollin e Madridit

Qeveritarët e Katalonjës rrezikojnë të mbeten pa rroga, financat në kontrollin e Madridit

“Diktatori Enver Hoxha u dekorua Heroi i Popujve Jugosllavë”

“Diktatori Enver Hoxha u dekorua Heroi i Popujve Jugosllavë”

Skënderbeu merr përpara Teutën, forcon kreun. Durrsakët futen në krizë

Skënderbeu merr përpara Teutën, forcon kreun. Durrsakët futen në krizë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com