Muajt e fundit, përdorimi i tullumbaceve me azot është shtuar ndjeshëm nëpër bare duke ‘infektuar’ më shumë grup moshën e të rinjve dhe adoleshentëve.
Sipas burimeve raportohet se përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë i ndaluar me ligj. Në komisionin e Shëndetësisë u miratua nisma për ndalimin e azotit në lëndët psikotorpe të ndaluara për përdorim.
Kjo nismë për ndalimin e oksidit të azotit vjen pasi u zbulua se tullumbacet me oksid azoti, lëndë që me ligj përdoret vetëm në spitale për qëllime mjekësore, tregtohen hapur në lokalet e natës, në zonat më të frekuentuara të Tiranës. Ajo shërbehet si çdo produkt tjetër, me informacionin përkatës nga kamerieri dhe me faturë. Një prej tyre kushton nga 300 deri në 500 lekë të reja, në varësi të standardit dhe zonës.
Kjo lëndë përdoret gjerësisht nga të rinjtë, duke u shkaktuar atyre probleme shëndetësore.
Pasojat e thithjes së heliumit?
Thithja e tepërt dhe pakontrolluar e heliumit mund të shkaktojë probleme të përhershme shëndetësore apo edhe vdekje. Simptomat: Dhimbje koke, çorientim dhe humbje e vetëdijes. Nga futja që rezulton se vështirë vihet re kur konsumohet në mënyrë të tepruar, gjë që e rrit shumëfish rrezikun.