Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Përdori non-gratat e Berishës për azil, por Anglia i mbyll derën ushtarit të Aldo Bares”

3 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Përdori non-gratat e Berishës për azil, por Anglia i mbyll derën ushtarit të Aldo Bares”

Vrasësi i policit Klenti Bano 25 vite më parë në Lushnjë, i cili tentoi të hedhë në erë me eksploziv edhe stadiumin Roza Haxhiu, ka humbur apelin në një tribunal emigracioni, pasi ai aplikoi për të fituar azilin në Britaninë e Madhe, raporton Top Channel.

Maksim Çelës, një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares, nuk i janë marrë në konsideratë pretendimet se i rrezikohej jeta në Shqipëri dhe se Home Office, ministria e punëve të brendshme angleze duhet t’i jepte azil.

Top Channel disponon vendimin e dhënë prej tribunalit të apeleve të emigracionit në Londër këtë të premte, ku është rrëzuar vendimi i tribunalit të parë të çështjeve të emigracionit në 19 qershor 2023.

Në të tilla kushte gjyqtari Jeremy Rintoul i dha të drejtë refuzimit të azilit prej Home Office.

Argumenti kryesor i Maksim Çelës për të fituar azil në Britaninë e Madhe lidhet me pretendimin se në Shqipëri ai mund të ekzekutohej.

Në vendimin e disponuar nga Top Channel përfshihet ajo çfarë i ka deklaruar Maksim Çela tribunalit të apelit të emigracionit muajin e shkuar.

“Familjet e anëtarëve të bandës së Lushnjës janë sulmuar. Vëllai im mundi të qëndronte në Shqipëri, nuk ishte shënjestruar, dhe se gruaja dhe vajza e tij kishin qëndruar për disa vite, por ishin zhvendosur herë pas here. Ata e bënë këtë sepse nuk kishte njeri tjetër që të më sillte ushqim dhe gjëra në burg. Për këtë nuk kam kërkuar të siguroj dokumente nga Policia e Lushnjës. Po t’i kisha kërkuar, mund të mos kisha mundur t’i siguroja”.

Nëse do të më ktheni në Shqipëri ka thënë Maskim Çela atëherë do të më duhet të qëndroj vetëm brenda si në bunker dhe kjo nuk është jeta që dua.

Për të forcuar pozitat në azil kërkim Maksim Çela ka përfshirë edhe dy nongratat e Sali Berishës.

“Kryeministri i kohës kur unë jam dënuar e kanë shpallur ‘Non Grata’ në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe. Kjo tregon se paçka gjërat në Shqipëri janë përmirësuar ka prap vend për të përmirësuar aspektet e sigurisë. Pas publikimit të lajmeve për mua nga media britanike më janë shtuar kërcënimet. Në një vend ku një polic mund ta korruptosh me 50 euro kjo do të thotë rrezik për jetën time dhe se mbrojtja ndaj meje nuk mund të jetë efektive në një vend me krim dhe korrupsion”.

Por tribunali emigracionit në Londër, mbërriti në përfundim se ndaj Maksim Çelës nuk ka asnjë lloj risku real kërcënues të jetës së tij në Shqipëri, gjë e cila do t’i mundësonte qëndrimin në Britaninë e Madhe e kështu dëbimi i tij nuk përbën asnjë problem apo shqetësim.

Ai ka 21 ditë kohë për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Zbulimi Maksim Çelës në Angli

Anëtari i Bandës së Lushnjës, Maksim Çela ishte dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë për një seri krimesh, përfshirë edhe vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano më 14 Prill 2000.

Gazeta The Sun të cilës i referohet Top Channel, ka ndjekur prej vitit 2023 mbërritjen e tij dhe i ka dedikuar një shkrim të gjatë se si një kriminel i kalibrit të Maksim Çelës, hyri në Angli në prill 2023 dhe aplikoi për azil.

Në të njëjtin vit The Sun ndoqi seancën gjyqësore kur Çela në një gjykatë emigracioni kishte kërkuar liri me kusht deri sa ti shqyrtohej kërkesa për azil.

Ai mbahej i mbyllur në një qendër ndalimi për emigrantët mbërritur ilegalisht në Angli.

Avokatët e Çelës i kërkuan gjykatës dhënie anonimati klientit të tyre pasi ai i frikësohej një hakmarrje të mundshme nëse i zbulohej vendndodhja aktuale.

The Sun, e respektoi vendimin e gjykatës duke publikuar një shkrim në prill 2023 pa detaje që do të çonin në identifikimin e Maksim Çelës, përfshi krimet për të cilat ishte dënuar në Shqipëri, si pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe në historinë e kriminalitetit shqiptarë.

Por The Sun, zhvilloi një betejë 23 mujore në gjykatë, duke argumentuar se ishte në interes të publikut mësimi emrit të Maksim Çelës dhe krimeve të kryera në Shqipëri.

Tabloidi më i madh britanik e fitoi betejën në gjykatë duke i hequr anonimatin Maksim Çelës, dhënë në Prill 2023 nga gjykata emigracionit.

Ky zhvillim e ka vendosur Maksim Çelën në faqen e parë të gazetës The Sun online me Titull:

“Mostrës i çirret Maska, vrasësi dhe terroristi shqiptarë i lirë rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar, beteja e The Sun për të hequr anonimatin”.

Katia Bano: Djali im polic Klenti në varr, vrasësi sot i lirë në Angli. Ia ekzekutoi në 2000 banda e Aldo Bares

Mbërritja ilegalisht në Angli e Maksim Çelës anëtarit të bandës famëkeqe të Lushnjës, ka ri sjelle pas 25 vitesh, dimensionin brutal të vrasjes të oficerit të policisë Klenti Bano.

Gazeta ‘The Sun’ e cila zbuloi futjen në Angli me pasaportë false nga Spanja të Maksim Çelës në 2023, e më pas të kërkonte azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, ka mundur të intervistojë nënën e Klenti Banos.

Për herë të parë pas vrasjes të djalit më 14 Prill 2000 në qytetin e Lushnjës, organizuar prej Enver Dondollakut, Maksim Çelës dhe Dritan Vilës, nëna e Klenti Banos, ish mësuesja e matematikës, Katia Bano ka thyer heshtjen.

Në rrëfimin e saj të parë për The Sun te cilit i referohet Top Channel, 77-vjeçarja Bano shprehet se “vrasja e djalit Klenti Bano ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit”.

E pyetur për mbërritjen në Angli të vrasësit të djalit të saj ajo ka bërë këtë pohim për ‘The Sun’.

“Jam e habitur sesi Maksim Çela arriti të hyjë në Britaninë e Madhe dhe që vrasësi i djalit tim është i lirë tani atje. Ai e meritonte burgun e përjetshëm për vrasjen e një njeriu të pafajshëm që po i shërbente shtetit dhe nuk e kuptoj pse tolerohet në Britani. Me të vërtetë më shqetëson kur e di se ai ka një jetë të re atje dhe djali im prehet në varrin e tij”, shprehet 77-vjeçarja.

TË LIDHURA

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll
Aktualitet

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja
Aktualitet

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025
Next Post
“Akuza e Shehajt: Rama mbron kandidatët nën hetim”

“Akuza e Shehajt: Rama mbron kandidatët nën hetim”

“Si ndikon shtatzënia në shëndetin fizik dhe emocional të gruas?”

“Si ndikon shtatzënia në shëndetin fizik dhe emocional të gruas?”

“Mevlani dhe Liviana: Ribashkimi në horizont? Ja çfarë po ndodh në prapaskenë”

“Mevlani dhe Liviana: Ribashkimi në horizont? Ja çfarë po ndodh në prapaskenë”

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

by mirseda
18:13 | 24/07/2025
0

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku sipas policisë autore...

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025
Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com