Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Për tu harruar, kuqezinjtë i “nënshtrohen” shiut dhe presionit skocez (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Për tu harruar, kuqezinjtë i “nënshtrohen” shiut dhe presionit skocez (Video)

Kuqezinjtë munden nga Skocia me rezultatin 2-0, në një ndeshje për tu harruar, pasi Shqipëria nuk tregon asgjë. Futbollistët “zhduken” në fushë mes shiut të rrëmbyeshëm, por edhe falë presionit të vendasve. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve, Grupi 1 i Ligës C, e cila tashmë kryesohet nga Skocia por me pikë të barabarta me kuqezinjtë.

Që në startin e ndeshjes kuqezinjtë tërhiqen në mbrojtje dhe i lënë shumë territor skocezëve që të rrinë vetëm në sulm. Ndoshta skema ishte të shfrytëzonim kundërsulmet, por në pjesën e parë nuk u pa asnjë iniciativë e tillë. Vendasit i afrohen golit që në minutën e 24’, por është shtylla që shpëton Strakoshën.

I njëjti protagonist, Naismith dërgon topin në rrjetën e portës kuqezi në të 41’, por anësori ka sinjalizuar për pozicion të parregullt. Shqipëria reagon me Memushaj që në të 42’ ka një rast të artë, kur në kundërsulm, në hyrje të zonës së Skocisë ka goditur, por topi përfundon jashtë kuadratit.

Ende pa nisur mirë pjesa e dytë, Skocia ka tronditur kuqezinjtë me autogolin e Gjimshitit me kokë, nen presionin e Naismith. Reagimi i kuqezinjve është me Balaj që i vetëm përballë portierit, dërgon topin jashtë portës së Skocisë. Sulmuesi shkodran është sërish protagonist në të 50’, kur dorëzon në duart e portierit kundërshtar një top të artë të shërbyer nga Xhaka.

Të panumërta janë rastet e përfaqësueses së Skocisë në zonën kuqezi, për të kulmuar në të 59’ me rastin e McGregor që nën presionin e Veselit nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Në të 66’ Balaj ka shanset të minimizojë humbjen, kur topin e asistuar nga Ndoj e dërgon mbi traversë. Kuqezinjtë arrijnë të menaxhojnë situatën në gjysmëfushën e tyre, për të mos pësuar një gol të tretë, por ndërkohë duket se i janë dorëzuar humbjes së sigluar që në minutën e 68’.

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Next Post
Viça të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia, siguria ushqimore zero

Viça të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia, siguria ushqimore zero

Kosova e kthen në festë, Italia dështon përballë Portugalisë pa yje (Video)

Kosova e kthen në festë, Italia dështon përballë Portugalisë pa yje (Video)

Ja sa do të shkojnë temperaturat 10-ditëshin e dytë të shtatorit

Ja sa do të shkojnë temperaturat 10-ditëshin e dytë të shtatorit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube
Kuriozitete

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

by mirseda
09:46 | 10/02/2026
0

Një proces gjyqësor me rëndësi të veçantë ka nisur në Kaliforni ndaj kompanive më të mëdha të...

Zbulohet DATA, Ja kur është finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

Zbulohet DATA, Ja kur është finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

09:42 | 10/02/2026
Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein

Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein

09:37 | 10/02/2026
Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

09:34 | 10/02/2026
‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët

‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët

09:25 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com