Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

3 orë ago
in Aktualitet, Kryesore
Për punët e Shqipërisë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ofruar një analizë mbi situatën e Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet debati publik dhe menaxhimi i negociatave.

Sipas Bushatit, procesi i integrimit është mbuluar nga një debat i paqartë dhe jo produktiv, që fokusohet në çështje teknike si miratimi i raportit për piketat e ndërmjetme të Komisioni Europian, në vend që të trajtojë thelbin e reformave që kërkon vendi.

Ai kritikon mungesën e transparencës, duke theksuar se ndërsa BE ka bërë publike pozicionet e saj negociuese, pala shqiptare i ka mbajtur ato konfidenciale, duke përjashtuar nga procesi Kuvendin, shoqërinë civile, median dhe aktorët ekonomikë.

Bushati e cilëson situatën si paradoksale, ku nga njëra anë flitet për progres dhe “besim” nga Brukseli, ndërsa nga ana tjetër për “bllokim” të procesit. Sipas tij, ky lloj komunikimi krijon konfuzion dhe shpërqendrim të vëmendjes publike.

Ai vëren gjithashtu se fushatat informuese nuk po shpjegojnë se si standardet europiane përkthehen në përmirësim konkret të jetës së qytetarëve, duke e kthyer debatin në një diskutim teknik dhe jo në një vizion për zhvillimin e vendit.

Në analizën e tij, Bushati thekson se Shqipëria duhet të fokusohet te sfidat reale: forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërtimi i një administrate meritokratike, garantimi i konkurrencës së ndershme dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

Ai ngre gjithashtu shqetësime për çështje të tjera madhore, si emigrimi i lartë, cilësia e arsimit, mbrojtja e pronës, përfshirja e sipërmarrjes në ekonomi dhe rritja e mirëqenies sociale.

Sipas Bushatit, debati politik në vend është rikthyer në akuzat e ndërsjella, duke treguar mungesë reflektimi dhe përgjegjësie për vonesat në procesin e integrimit. Ai thekson se, ndonëse qeveria ka barrën kryesore, përgjegjësia për rrugën europiane është e përbashkët për të gjithë klasën politike.

Shkrimi i plotë:

PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinioni publik po orientohet rreth miratimit ose jo të Raportit për Piketat e Ndërmjetme të Komisionit Europian (IBAR) në fushën e sundimit të së drejtës.
Që në pikënisje procesi i bisedimeve ka vuajtur nga mungesa e transparencës, konsultimit dhe llogaridhënies. Ndërsa BE-ja e ka bërë publik pozicionin negociues me Shqipërinë për të gjithë grupkapitujt, sikundër piketat e ndërmjetme që duhen përmbushur në lidhje me sundimin e së drejtës, pozicioni negociues i Shqipërisë është mbajtur konfidencial, duke mos i dhënë mundësi Kuvendit, shoqërisë civile, medias, akademikëve dhe sipërmarrjes që të jenë realisht pjesë e këtij procesi.
Sot jemi në një situatë paradoksale, ku nga njëra flitet për ‘kutiza të plotësuara’ e ‘92 hendeqe të mbushura’, për ‘besimin që kemi fituar nga ana e Komisionit Europian’, e madje se ‘Komisioni flet me vendet anëtare të BE-së në emrin tonë’; dhe nga ana tjetër, flitet për ‘bllokim të procesit’, duke u bërë zëdhënës të shqetësimeve të vendeve anëtare të BE-së. Për të perifrazuar psikologun e famshëm amerikan Herbert Simon, ky lloj informacioni krijon varfëri të vëmendjes.
Në mes të procesit të bisedimeve për anëtarësim në BE ka nisur edhe një fushatë informimi. Mirëpo, askush nuk po merr mundimin të shpjegojë se si standardet europiane po përkthehen në mirëqeverisje e progres shoqëror. Përkundrazi, komentohet ndërveprimi mes Komisionit dhe vendeve anëtare të BE-së, sikur të ishim spektatorë dhe jo protagonistë të fatit tonë. Ndërveprim, që ka ndodhur edhe në të shkuarën për nisjen dhe përfundimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; për rekomandimin për statusin e vendit kandidat; për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Flitet në emër të Komisionit apo vendeve anëtare të BE-së, në mungesë të një analize të vërtetë për sfidat e panumërta që kemi përpara. Nuk ka asnjë diskutim se si e përmes cilave reforma do të bëhet Shqipëria një shtet modern europian në kuptimin e sundimit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.
Jemi rifutur në rrethrrotullimin e akuzave të ndërsjella politike duke shfaqur mungesë kapaciteti korrigjues për vonesat që në shumë raste i shkaktojmë vetë. Edhe sot, kur për shkak të gjeopolitikës, dera e anëtarësimit në BE është hapur, e kemi të vështirë të kuptojmë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia e klasës politike është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve që nuk kanë asnjë mëdyshje për rrugën europiane.
Në vend që të flasim për kapituj, kutiza, hendeqe, masa, apo ta përshkruajmë BE-në si një ndërtesë dykatëshe, ku në katin e parë vendos Komisioni e në katin e dytë vendosin vendet anëtare, dhe jo siç parasheh traktati i saj, na duhet një debat i vërtetë se si përmes ushtrimit të këtij procesi shtetkonsolidues do të garantojmë garën në jetën publike; integritetin e jetës politike; se si do të luftojmë metastazat e korrupsionit e krimit të organizuar në jetën publike dhe në sektorët kritikë të ekonomisë; se si do t’i japim fund modeleve të pandëshkueshmërisë; se si do të ndërtojmë një administratë mbështetur te merita e në shërbim të publikut; se si do të garantojmë autonimë e të zgjedhurve vendor, decentralizimin e kompetencave dhe shërbimeve për të forcuar kohezionin e komuniteteve; se kur shkollat tona do të jenë vatra të dijes dhe pjesë e rrjeteve të kërkimit europian; se si do të frenojmë ritmin e lartë të emigrimit dhe kur do të flasim për rritjen e popullsisë; se kur sipërmarrësit tanë do ta masin suksesin në bazë të riskut të marrë apo inovacionit dhe jo vetëm përmes tenderave të buxhetit të shtetit; se kur punëtorët do të ndjehen të shpërblyer për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik; se kur do të garantohet shenjtëria e pronës; se si do ta çlirojmë garën në ekonomi për çdo lekë që del nga buxheti i shtetit apo euro që vjen nga BE-së, duke zbatuar rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës së ndershme; se kur do të garantojmë cilësinë e ushqimeve që hamë; se kur do t’i japim kapitalizmit një fytyrë sociale duke rritur bazën e mirëqenies e ndarë në mënyrë të drejtë burimet dhe pasurinë e përbashkët; dhe kur do të flasim për një ekonomi që bazohet tek dija.
Natyrisht, lista e mësipërme nuk është shterruese. Por, ilustrim i faktit se pritshmëritë e njerëzve nuk mund të “ushqehen” me kapituj. Me pak fjalë, duhet të jemi në gjendje të ndërlidhim progresin në letër me realitetin e përditshëm. Debati duhet të përqendrohet tek mbrojtja e interesit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, tek sektorët që mund të kenë avantazh krahasues me ekonomitë e tjera. Të gjitha grupet shoqërore duhet të kyçen në këtë proces. Debati duhet të jetë për cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE. Për standardin e jetës së përditshme. Për punët e Shqipërisë.

TË LIDHURA

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

21:43 | 08/04/2026
Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryesore

Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip

19:23 | 08/04/2026
Rama në Durrës: Mbetjet elektronike kthehen në unaza dhe varëse ari
Kryesore

Rama në Durrës: Mbetjet elektronike kthehen në unaza dhe varëse ari

19:13 | 08/04/2026
Next Post
Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Izraeli sulmoi Libanin, Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Izraeli sulmoi Libanin, Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Gjysma e botës po shpenzon më shumë për armët, qytetarët po paguajnë çmimin

Gjysma e botës po shpenzon më shumë për armët, qytetarët po paguajnë çmimin







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com