Moderatorja Kiara Tito mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin. Pas daljes nga shtëpia ajo ka postuar shpesh, duke treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.
Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë një foto me Luizin, shoqëruar me një mesazh të koduar i cili mesa duket është për komentet negative që ka marrë se fundmi, e ndoshta për të thënë se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory.