Deputeti demokrat Myslim Murrizi, ka shpërthyer me një fjalor të papërshtatshëm ndaj Majlinda Bregut, vetëm pse kjo e fundit ka kritikuar Lulzim Bashën për sjelljen e tij.
Ai e nis mesazhin e tij duke ironizuar Bregun, e cila sipas tij, për shumë kohë është vënë nën shërbimin e Ramës.
Teksa nuk i del inati deputetit të PD-së, ai shkruan në Facebook se nëse Rama do të kishte lobuar për Shqipërinë, sa loboi e harxhoi për Majlindën, Shqipërisë do i ishin hapur negociatat.
Me një zhargon rruge, ai bën me dije ndër të tjera se negociatat nuk i pengon as Basha e as demokratët, por vëlla “ pasha” dhe kleptokratët.