Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Për amerikanët 2018-ta mund të quhet viti i gruas

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Për amerikanët 2018-ta mund të quhet viti i gruas

Pa diskutime 2018-ta u quajt Viti i Gruas, pasi një numër rekord grash u zgjodhën në organe legjislative kombëtare, shtetërore e vendore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Në këtë grup të larmishëm gjen disa gra që për herë të parë u përfshinë në politikë kur vunë kandidaturë për zgjedhjet e 6 nëntorit, në përgjigje të politikave të administratës Trump.

ë janar, Kongresi i ri do të ketë plot fytyra të reja. Ndër ta, 126 gra – një numër rekord — do të bëjnë betimin.

Kjo u arrit pjesërisht nga një mobilizim masiv për të nxitur gratë të votonin.

Që nga fillimet e administratës aktuale, komentet e Presidentit Trump mbi gratë, si dhe politikat e tij nxitën mijëra gra të dilnin në protesta. Ndërkohë, disa prej tyre u frymëzuan të konkurrojnë për poste që të punonin për ndryshim.

“Marshimi i grave në janar 2017 shënoi fillimin e kësaj lëvizjeje. U shndërrua në një aktivizëm të përqëndruar ku shumë gra u përfshinë të nxitura nga revoltimi i shkaktuar nga komentet e presidentit dhe nga qëndrimet e tij,” thotë Guian McKee me Universitetin e Virxhinias.

Ajo që e ka acaruar edhe më tej revoltimin e grave janë akuzat për ngacmime seksuale në vendin e punës. Kjo çështje ka ndezur një debat kombëtar dhe u bë shkëndija për lëvizjen #MeToo. Lëvizja ka goditur një numër figurash publike si aktorin e famshëm, Bill Cosby, i cili tani vuan dënimin, i shpallur fajtor për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje vite më parë.

“Ishte fitore për të gjitha viktimat e sulmeve seksuale,” tha një nga akuzueset e Bill Cosbyt.

Ish-mjeku i ekipit amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar u shpall fajtor dhe u dënua për krime seksuale ndaj më shumë se 100 vajzave, përfshirë konkurrente në Lojërat Olimpike.

“Megjithëse jam viktimë, unë nuk e jetoj dhe nuk do ta jetoj jetën si viktimë,” tha gjimnastja Jordan Wieber.

Gjykatësi Brett Kavanaugh, i zgjedhur nga Presidenti Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, u përball me akuza seksuale.

“Isha e bindur se do të më përdhunonte. U përpoqa të thërras për ndihmë,” tha akuzuesja e gjykatësit, Christine Blasey Ford.

“Nuk kam bërë kurrë një gjë të tillë ndaj saj apo dikujt tjetër. Nuk jam i tillë,” u përgjigj Gjykatësi Kavanaugh.

Zoti Kavanaugh u konfirmua si anëtar i Gjykatës së Lartë por akuzat kundër tij e ndezën më tej debatin për të drejtat e grave.

“Gjatë gjithë historisë amerikane, revoltimi që ndjenin gratë nga pabarazia ka qenë motivues për angazhimin e tyre në politikë,” thotë një aktiviste.

Si rezultat, thonë analistët, këtë radhë ka një numër rekord grash në politikë.

“Votuesit kishin mundësi të zgjidhnin udhëheqës që përfaqësojnë ata dhe Amerikën. Konkurruan kandidatë të larmishëm, të racave të ndryshme, etnive të ndryshme, kandidatë të komunitetit LGBT,” thotë Molly O’Rourke e Universitetit Amerikan.

Votuesit zgjodhën një grup të larmishëm grash, ndër to një palestinezo-amerikane dhe një somalezo-amerikane. Këto janë gratë e para myslimane në Kongres.

“Votuesit prej vitesh janë velur nga mënyra si udhëhiqet Uashingtoni. Pjesërisht pasi dukej sikur të njëjtit njerëz ishin gjithmonë në qeverisje,” thotë thotë Molly O’Rourke e Universitetit Amerikan.

Por Uashingtoni ende dominohet nga burrat. Gratë përfaqësojnë më pak se 25% të posteve drejtuese në Uashington, megjithëse përbëjnë 51% të popullsisë, transmeton voa.

Megjithë rrugën e gjatë përpara, aktivistet për të drejtat e grave parashikojnë se Viti i Gruas do të vazhdojë përtej 2018-ës.

TË LIDHURA

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

18:35 | 06/11/2025
Kishin ngritur laborator droge, arrestohen 2 shtetasit shqiptarë në Itali
Bota

Kishin ngritur laborator droge, arrestohen 2 shtetasit shqiptarë në Itali

18:07 | 06/11/2025
“Rusia po minon stabilitetin global!”/ BE thirrje Putinit: Përmbahuni për kërcënimet bërthamore
Bota

“Rusia po minon stabilitetin global!”/ BE thirrje Putinit: Përmbahuni për kërcënimet bërthamore

16:57 | 06/11/2025
Next Post
“Dikush kërkon iPhone, dikush për të ngrënë”, dhuratat që duan fëmijët

"Dikush kërkon iPhone, dikush për të ngrënë", dhuratat që duan fëmijët

Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Itali

Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Itali

E pazakontë/ Kur vëllai të firmos ‘shkarkimin’ nga puna

E pazakontë/ Kur vëllai të firmos ‘shkarkimin’ nga puna







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ende nuk është martuar, Laert Vasili zbulon arsyen
Showbizz

Ende nuk është martuar, Laert Vasili zbulon arsyen

by mirseda
18:39 | 06/11/2025
0

Laert Vasili, një nga figurat më të komentuara pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, tashmë është...

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

18:35 | 06/11/2025
Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara

Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara

18:15 | 06/11/2025
Balluku shmang Parlamentin, opozita kërkon llogari për hetimin e tunelit të Llogarasë

Balluku shmang Parlamentin, opozita kërkon llogari për hetimin e tunelit të Llogarasë

18:12 | 06/11/2025
Kishin ngritur laborator droge, arrestohen 2 shtetasit shqiptarë në Itali

Kishin ngritur laborator droge, arrestohen 2 shtetasit shqiptarë në Itali

18:07 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com