Seanca parlamentare e kësaj të enjte u shoqërua nga debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit te Gjykata e Apelit, për opozitën ka përgjegjës shtetin, ndërsa akuzon institucionet për dështim në garantimin e masave të sigurisë.
Ndërsa mazhoranca akuzoi deputetët e PD se po bëjnë politikë me vdekjen.
Pasi ndërpreu seancën 2 herë për shkak të tensioneve nga deputetët e PD, Peleshi kaloi për votim rendin e ditës. Seanca në Kuvend u mbyll pas rreth 60 minutash.