Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD para Kryeministrisë në 8 shkurt, Berisha: Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në histori

6 muaj ago
in Politikë
PD para Kryeministrisë në 8 shkurt, Berisha: Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në histori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një mobilizim masiv në protestën e 8 shkurtit, duke e cilësuar atë si një betejë për votën e lirë dhe kundër asaj që ai e quajti si “diktaturë e Edi Ramës.”

“Beteja jonë ndalet vetëm me fitore,” tha Berisha gjatë një takimi me drejtuesit e PD-së, ku kërkoi angazhim total për organizimin e protestës. Sipas tij, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit duhet të ndërmarrin akte të mosbindjes civile për të kundërshtuar qeverinë.

Ai e akuzoi kryeministrin për korrupsion dhe manipulim zgjedhor, duke u shprehur se “krimi elektoral do të hetohet dhe ndëshkohet rëndë.”

“Me 8 shkurt, e gjithë Shqipëria zbret në Tiranë,” deklaroi Berisha, duke theksuar se kjo duhet të jetë “protesta më e madhe që kryeqyteti ka parë ndonjëherë.”

“Beteja jonë ndalet vetëm në fitore.
Por këtu duhet të mobilizojmë të madh e të vogël, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit dhe të ndërmarrim një seri aktesh mosbindje civile.
Jemi në betejë me diktaturën, asnjë njeri nuk duhet ta harrojë këtë.
Nuk duhet që qetësia e një dite apo e një jave të na bëjë të harrojmë se kemi diktaturë përpara. Jo. Ne do fitojmë!
Këto janë përpëlitje.
Marrin dhe një përgjigje në këtë mënyrë të gjithë shërbëtorët e këtij regjimi.
Duhet të ngrihemi më të fuqishëm se kurrë.
Jemi të sigurt në fitore.
Po ecim drejt fitores.
Nuk mund të na e marrë Edi Rama ne me këto mjete që po përdor.
Pse mor zotëri do u heqësh të drejtën tij 1 milion shqiptarëve të drejtën për të votuar?
Ne do ua sigurojmë atyre të drejtën. Do apo nuk do Edi Rama, ata do votojnë.
Është një çështje shumë e madhe.
Po kështu e keni parë ju çdo javë, çdo ditë vendime se si të shpërndajë para për të grumbulluar para për vete dhe klanin e tij.
Ju lutem shumë, kudo që t’i shihni zyrtarët, të cilët ligji i ndalon të marrin pjesë në fushatë elektorale, i gjuani me domate dhe vezë dhe i regjistroni dhe i fotografoni.
I garantoj se do të dënohen shumë rëndë dhe se krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë.
O do shpëtojë Shqipëria nga krimi elektoral dhe shqiptarët do votojnë, ose pastaj të ardhme vendi nuk ka.
Ky vend nuk mund të ketë të ardhme në këtë mënyrë.
E ka zbrazur vendin në mënyrë të tmerrshme dhe kërkon të mbajë pushtetin se është i zhytur në krime gjer në veshë.
I iku tani edhe ai mbrojtësi i tij, Xhorxh Soros.
Ne e kemi betejë të shenjtë këtë betejë.
E kemi betejë për shqiptarët, nuk meritojnë kurrë një diktaturë.
Janë në kaos të madh, në një luftë të egër të brendshme më keq se të ishin ujqër dhe çakej.
Në një tmerr të brendshëm.
Por e meritojnë plotësisht dhe unë i garantoj se ligji do veprojë mbi të gjitha krimet që kanë kryer.
Nxjerr zëdhënësin e tij dhe paraqet platformën e hetimit të krimit elektoral, duke fjetur mbi dosje monstruoze të krimit elektoral.
Dosjet monstruoze nuk i heton dhe mendon se do mashtrojë shqiptarët.
Absolutisht do jetë njeriu që do të paguajë çmimin më të shtrenjtë për këto krime. Dhe organizata e tij kriminale.
Natyrisht Edi Rama i pari se Altin Lala zbaton çfarë i thotë Rama.
Dosjet Metamorfoza janë 50 përqind e tyre plot krim elektoral. Si i thoshte ai Taulant Ballës, m’i arresto ti pak ata, që të marrësh votat. Dhe ky i arrestonte. Ka kaq shumë aty.
Dhe ky tani kujton se na mashtron duke nxjerrë një zëdhënës që gjoja po heton krimin elektoral. Krimin elektoral do e hetojmë ne dhe do e hetojmë shumë me rreptësinë më të madhe ligjore.
Ndaj dhe një angazhim i përgjithshëm, mosbindja civile, diversifikimi do jetë në funksion të qëllimeve tona.
Me datën 8 e gjithë Shqipëria zbret në Tiranë.
Takimet me emigracionin dhe diasporën vazhdojnë siç kanë vazhduar.
Dhe unë shpreh mirënjohje ndaj të gjithë shqiptarëve në emigracion dhe diasporë për takimet dhe për ju që i keni takuar dhe keni bërë takime shumë të mira.
Por tani, po vazhdoi kështu, takimet do përqendrohen totalisht në qytetet me ambasadat shqiptare dhe ambasadat e narkoshtetit do kenë ditë të vështira.
Ftoj emigracionin dhe diasporën të vendosin komunikime urgjente me parlamentarët e tyre, të denoncojnë përjashtimin e tyre nga qeveria shqiptare nga e drejta e votës.
Duhet që nesër të nisim punën, takime në të katër anët e Shqipërisë.
Të merrni masa, të siguroni mundësi transporti, Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj.
Fati i votës së lirë varet nga ne, jo nga Edi Rama.
Ne duhet të përmbushim misionin tonë”, tha Berisha.

TË LIDHURA

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi
Aktualitet

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025
SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge
Aktualitet

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:37 | 08/08/2025
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vendos rekord të ri: 50,892 pasagjerë dhe 298 fluturime në një ditë të vetme
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vendos rekord të ri: 50,892 pasagjerë dhe 298 fluturime në një ditë të vetme

15:14 | 08/08/2025
Next Post
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit

Plagosje me armë zjarri në afërsi të Tiranës

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

Proda “dush të ftohtë” Policisë në Berat: Rrisni angazhimin për parandalimin e aksidenteve rrugore

Proda “dush të ftohtë” Policisë në Berat: Rrisni angazhimin për parandalimin e aksidenteve rrugore

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com