Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

8 muaj ago
in Politikë
PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

Partia Demokratike ndodhet sot në një udhëkryq të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, ku çdo hap mund të përcaktojë fatin e opozitës në Shqipëri. Pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, zërat për një krizë të brendshme po shtohen, por a do të shpërthejë vërtet kjo stuhi apo do të mbahet nën kontroll një revoltë e mundshme? Juristi dhe analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka folur për “Report Tv”, teksa zbulon tre skenarët dramatikë që mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën e PD-së dhe të ndikojnë në ekuilibrat politikë të vendit.

Në mes të kësaj loje të komplikuar, Z. Spahiu thekson se prania e Sali Berishës del si një pengesë kyçe që po bllokon rotacionin politik, duke shërbyer sipas tij, interesave okulte që largojnë opozitën nga qëllimi i saj. Ky është momenti kur partia duhet të zgjedhë mes shpëtimit dhe shpërbërjes, ndërsa e ardhmja e politikës shqiptare qëndron në balancë. Por a do të jetë Partia Demokratike protagoniste e ndryshimit apo viktimë e vetvetes? Intervista me Spahiun hedh dritë mbi këtë dilemë që po trondit skenën politike shqiptare, ndërsa në këtë situatë të tensionuar, secili lëvizje ka peshën e fatit të një partie dhe të vendit të tërë.

Krisja brenda PD pas rezultateve të marra nga 11 maji?

Nuk mendoj se për momentin do të ketë një krisje të Partisë Demokratike. Këtë për disa arsye:

Arsyeja 1: Partia Demokratike ka mundur të centralizojë të gjithë organizmin politik dhe strukturën e saj, duke i “prerë drutë shkurt” qysh kur ka qenë fidanë. Ata që mund të rivalizonin apo konkurronin për lidershipin politik janë nxjerrë jashtë partisë, duke e bërë shumë të vështirë krijimin e rrymave dhe fraksioneve të reja. Zërat kundër lidershipit në PD janë njerëzit më të urryer nga demokratët dhe vetë ata i kanë bërë gropën vetes me “turbulencat” e tyre politike (duke ndërruar anë nga Luli te Berisha e anasjelltas, apo te Enkelejdi).

Arsyeja 2: Në Partinë Demokratike “kurrë nuk ndodh gjë” sepse ka vetëm një njeri që fatkeqësisht nuk ka menduar për stafetën dhe trashëgiminë politike. Nëse diçka shëndetësore i ndodh Berishës, partia nuk do të funksionojë për dy muaj, pra nuk është punuar për një lidership alternativ apo zëvendësues.

Arsyeja 3: Ky është mekanizmi i funksionimit të partisë, e cila është ndërtuar kështu dhe ka dalë nga misioni i saj.

Pse PD-ja mund të shndërrohet në një pengesë për rotacionin politik?

Në zgjedhjet e 2029-s do të shkohet prapë me një opozitë të përçarë. Prania e Berishës aty nuk u lë mundësi partive të reja (ekzistuese apo që do krijohen) të shkojnë në një front për rrëzimin e Edi Ramës. Të gjithë kanë një pretendim me Berishën dhe nuk bashkohen. Problemi më i madh nuk është çfarë ndodh brenda PD-së, por se prania e Berishës pengon zgjerimin e opozitës, ndalon Berishën të jetë lider opozitar dhe pengon ardhjen e rotacionit politik. Asgjë nuk ndryshon për Berishën, janë numra këta për Berishën, sepse nuk ndryshon rezultati”. Berisha do të fitojë kohë dhe çështja e analizës do të shtyhet me pushimet, debatin për qeverinë e re dhe festat e fundvitit. Gjithashtu, theksohet parimi se “kur thua që je misionar i Zotit, nuk ka më statut”.

TË LIDHURA

Foltorja e PD pa Berishën/ Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit ishte vendim politik
Politikë

Foltorja e PD pa Berishën/ Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit ishte vendim politik

19:11 | 26/01/2026
Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm
Kryesore

Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm

16:48 | 26/01/2026
“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje
Aktualitet

“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje

16:28 | 26/01/2026
Next Post
Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq

Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

by mirseda
21:45 | 26/01/2026
0

Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi në rrugët e Durrësit...

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com