Deputeti Ivi Kaso prezantoi në Kuvend nismën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
“Ik para votimit dhe jep dorëheqjen”, iu drejtua Kaso Peleshit
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso nga foltorja e Kuvendit tha se Niko Peleshi ka dëshmuar një sërë shkeljesh që në fillim të legjislaturës.
“Kuvendi po rrezikon të kthehet në një institucion pa autoritet dhe pa dinjitet. Kjo vjen si rezultat i mënyrës se si po drejtohet ky institucion nga kryetari Niko Peleshi.
Zoti Peleshi ka dokumentuar një serë shkeljesh të rënda. Ai nuk ka patur vetëm qëllimin për mbylljen e zërit të opozitës në Kuvend, por ka cënuar detyrën dhe autoritetin e Kuvendit që figuron nga autoriteti i sovranit.
Kjo nismë për shkarkim është thirrje për përpjekje të përbashkët për të ndaluar rrëshqitjen e këtij Kuvendi. Nuk kërkojmë ndëshkimin e një personi të vetëm, por rikthim të standardeve europiane.”, tha Kaso.











