Partia Demokratike nuk ka dhënë dakordësinë për futjen e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit në kalendarin e punimeve. Për pasojë, çështja do të kalojë për votim në seancë plenare, ku deputetët do të vendosin për miratimin ose jo të amendamenteve të propozuara.
Ky zhvillim vjen në një moment kur tensionet mes palëve në Kuvend janë shtuar, ndërsa opozita ka shprehur shqetësime mbi disa nga ndryshimet e propozuara nga mazhoranca.















