Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pasojat e rënda që do prekin Britaninë pas daljes nga BE-ja

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Pasojat e rënda që do prekin Britaninë pas daljes nga BE-ja

Britania rrezikon çregullime të mëdha në ekonominë dhe shoqërinë e saj, duke përfshirë tregtinë, transportin, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e shtetasve të saj, nëse del nga Bashkimi Evropian marsin e ardhshëm pa një marrëveshje. Ky është përfundimi i një raporti të ri mbi rreziqet afatshkurtra të një ‘Brexit pa marrëveshje’. Publikimi i

raportit përkon me kthimin e ligjvënësve në Londër pas një pushimi veror gjashtë javësh, për t’u ballafaquar me pasigurinë në rritje rreth marrëdhënieve të ardhshme të Britanisë me Bashkimin Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Britania ka përjetuar verën më të nxehtë në historinë e saj, por një stuhi e madhe politike është duke u formuar ndërsa ligjvënësit britanikë kthehen në Londër.

Marrëveshja për dalje ende nuk është nënshkruar me Brukselin, duke rritur mundësinë e një Brexit-i kaotik më 29 mars të vitit të ardhshëm, thonë autorët e raportit “Britania e Madhe në një Evropë në Ndryshim”.

“Askush nuk dëshiron të mos ketë marrëveshje. Por ka pengesa të mëdha. E para është ajo e kufirit irlandez, ku për momentin qëndrimi i Bashkimit Evropian është se duhet të ketë një trajtim të veçantë për Irlandën e Veriut, të shkruar ligjërisht në marrëveshje, e cila siguron se

nuk do të ketë barriera kufitare dhe që ajo të mbetet deri diku e lidhur ngushtë me BE-në”, thotë Jonathan Portes, profesor në Kings College.

Por kjo është e papranueshme për shumë ligjvënës britanikë, të cilët kanë frikë se kjo përfundimisht mund ta shkëpusë Irlandën e Veriut nga Britania e Madhe.

Shumë ligjvënës gjithashtu nuk duan t’ia paguajnë faturën e divorcit prej 50 miliardë dollarësh Evropës, fonde nga detyrimet ekzistuese, pa një garanci për një marrëveshje të ardhshme tregtare. Evropa refuzon t’i jap Britanisë një premtim të tillë.

“Pra, nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Gjëra të tjera të llojeve të ndryshme do të ndikoheshin negativisht më 30 mars, nëse ne nuk arrijmë një marrëveshje.”

Raporti paralajmëron se tregtia me Bashkimin Evropian do të ndeshej me çrregullime të menjëhershme, me mungesa të mundshme në ushqime dhe ilaçe. Çertifikatat e sigurisë për aeroplanët britanikë do të bëheshin të pavlefshme, ndoshta disa fluturime do të anuloheshin. Do të ketë pikëpyetje në lidhje me të drejtat e qytetarëve britanikë që jetojnë në Bashkimin Evropian. Por qeveria këmbëngul se nuk ka të ngjarë të ketë Brexit pa një marrëveshje.

“Ne po ndërmarrim veprime për të shmangur, për të minimizuar dhe për të zbutur këto rreziqe potenciale që të jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo çrregullim afatshkurtër”, thotë Raomin Dominik, Sekretar i Shtetit për dalje nga BE.

Por disa qeveri evropiane po i rezistojnë kërkesave për t’i bërë lëshime Britanisë.

“Ekziston një pikëpamje në Evropë, sigurisht në Francë, Gjermani dhe në Komisionin e BE-së, se çdo lloj marrëveshjeje që do t’i lejonte Britanisë të përfitonte nga lëshimet do të inkurajonte ata që duan shpërbërjen dhe forcat populiste diku tjetër në Evropë”.

Betejat politike u pasqyruan në det të hapur kohët e fundit, pasi peshkatarët britanikë dhe ata francezë u përleshën në La Mansh. Franca ka paralajmëruar se mund të dërgojë marinën e saj për të monitoruar mosmarrëveshjet, transmeton voa. Të drejtat e peshkimit janë një problem tjetër që ende nuk është zgjidhur.

Dalja e Britanisë do të diskutohet në një takim të udhëheqësve të Bashkimit Evropian që do të mbahet më vonë këtë muaj në Austri.

Tags: BE-jaBritaninëdaljesdo prekine rëndaPasojat

TË LIDHURA

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

22:13 | 20/10/2025
Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët
Bota

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur
Bota

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
Next Post
Ambasada amerikane publikon pullën e rrallë me foton e Nënë Terezës

Ambasada amerikane publikon pullën e rrallë me foton e Nënë Terezës

Bujanovci kundër idesë së Thaçit: Mos e jepni veriun për neve

Bujanovci kundër idesë së Thaçit: Mos e jepni veriun për neve

Ulen temperaturat, ja si do jetë moti për sot

Ulen temperaturat, ja si do jetë moti për sot







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com