Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat në Shqipëri

2 vjet ago
in Stil
Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat në Shqipëri

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë. Sipas tyre papunësia e lartë në radhët e të rinjve me afro 20%, emigracioni, dhe informaliteti në ekonomi janë arsyet kryesore që ata e shtyjnë moshën e martesës. Studiuesit thonë se pasojat e këtij fenomeni do të sjellin plakjen e popullsisë dhe thellimin e raportit negativ mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Zyrtarët thonë se kanë marrë masa për të rritur punësimin dhe sigurinë e të rinjve në tregun e punës, por efekti i tyre për ekspertët është ende i ulët.

Në Shqipëri gjatë viteve të fundit po vihet re një fenomen shqetësues për studiuesit e zhvillimeve shoqërore, ai i rënies së numrit të martesave. Në dekadën e fundit ato janë tkurrur me rreth 18% krahasuar më atë paraardhëse, dhe po kaq në vitin 2021, ose me rreth 4 mijë më pak, krahasuar me mesataren e 5 viteve të fundit. Studiuesit mendojnë se të rinjtë sot e shtyjnë moshën e martesës të kushtëzuar nga disa faktorë, që lidhen me karrierën, arritjet profesionale, punën dhe të ardhurat financiare. Sipas statistikave të INSTAT, sot papunësia në radhët e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç është mbi 20%, ose 10 pikë përqindje më e lartë se niveli i papunësisë në tërësi. Këto tregues sipas ekspertëve ulin mundësitë për krijimin e familjes dhe të sjelljes në jetë të fëmijëve. Zëri i Amerikës pyeti disa qytetarë, mes tyre dhe të rinj, mbi këtë fenomen. Ata veçuan si pengesën kryesore, për krijimin e martesës, mundësitë e kufizuara ekonomike.

“Duhet parë me zhvillimin e shoqërisë. Tani secili do të jetë i pavaruar, martesa është obligim. Njerëzit kanë shumë pasiguri”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Gresilda Merkaj, studente.

“ Pengesë është ekonomia e dobët, tradhëtia. Të rinjtë nuk i besojnë më martesës, dashurisë, besimi është shkëputur. Ka shumë faktorë që nuk arrijnë sot të rinjtë njerëzit të binden për martesën”- tha për Zërin e Amerikës Anxhela Kollozaj, studente.

“ Nuk martohen sepse nuk janë të sigurt, shtëpi s’kanë, punë s’kanë dhe nuk kanë siguri për jetën”- vijoi Xhevat Hysenaj, qytetar nga Tirana.

Sociologët vërjenë se në prag të një martese, hyjnë disa faktorë në lojë, ku kryesoret janë, puna, të ardhurat dhe strehimi.

“Pyetja që ne shtrojmë është: A është e mundur që me të ardhurat mesatare ne të garantojmë mundësinë e të paturit të një çatie mbi kokë? Kërkohet një siguri kontraktuale. A është e mundur që ne sot të garantojmë këtë siguri kontraktuale? Fillimisht ne duhet të sigurojmë nevojat më bazike dhe nevojat për siguri. Nevojat për siguri përkthehen në nevojë për një kontratë pune të sigurt dhe nevojë për një strehë të sigurt”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ela Tollkuçi, psikologe sociale.

“Në fakt ne kemi vërejtur se ka një disbalancë shumë të madhe mes të ardhurave që kanë të rinjtë sot dhe asaj çfarë ata duan të krijojnë në të ardhmen e tyre. Dhe kjo ndonjëherë bën që ata të ndihen të paplotësuar”- tha për Zërin e Amerikës, Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.

Një nga të dhënat që e bën më të vështirë situatën e të rinjve në vend, lidhet me faktin se sipas INSTAT, 26.1 % e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Autoritetet thonë se kanë marrë masa për të ulur papunësinë dhe nxitur aftësimin profesional tek të rinjtë, përmes disa nismave të posaçme. Sipas tyre ka nisur të zbatohet një program për Kodimin, që parashikon subvencionimin nga buxheti i kurseve për të rinjtë në këtë fushë, gjithashtu dhe ofrimin e kurseve falas për profesione të kërkuara në treg si hoteleri turizëm, grafik dizajn dhe aftësi digjitale. Mbështetje ofrohet edhe për çeljen e bizneseve të reja, dhe 50% e përfituesve, thonë zyrtarët, aktualisht janë të rinj. Gjithashtu dhe bizneseve që punësojnë të rinj të papunë u subvencionohet gjysma e pagës për ta. Sipas tyre, fokus të veçantë këtë vit do ketë një program që aplikohet edhe ne vendet e BE, ai i garancisë rinore.

“Garancia rinore parashikon ofrimin e një mundësie punësimi brenda 4 muajve, trajnimi ose edukimi për çdo të ri që është jashtë tregut të punës, pra i papunë, nuk është në një formim profesional ose nuk është në një proçes edukimi”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Klevis Hysa, Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Punës dhe Aftësimit.

Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës, prej 5 vitesh ofron disa lehtësira në strehim për ciftet e reja 25 deri 35 vjeç. Autoritetet lokale në kryeqytet u ofrojnë atyre kredi të buta, duke subvencionuar interesat e kredisë në blerjen e një banese. Deri tani kanë përfituar mbi 1 mijë çifte të reja thonë zyrtarët.

“Çiftet e reja janë prioritet dhe tek programet e reja të strehimit, siç janë bonusi i qerasë dhe banesat sociale, edhe pse realisht në disa programe synojmë shumë që një pjesë e mirë të jenë dhe persona që janë pa të ardhura ekonomike apo nga grupime të tjera sociale, por gjithsesi çiftet e reja janë prioritet”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Anisa Subashi, drejtore e Shërbimit social në Bashkinë e Tiranës.

Por sociologët thonë se kostot e jetesës po rriten çdo ditë, në raport me mundësitë. Qeveria ka njoftuar rritjen e pagës mesatare në rreth 900 euro ose me 67%, ka rritur pagën minimale, pagën në disa sektorë publikë, por statistikat e papunësisë në radhët e të rinjve me 20% i zbehin këto nisma. Ekspertët e lidhin numrin në rënie të martesave me pasigurinë në tregun e punës si emigrimin në shkallë të lartë të të rinjve. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 110 mijë apo afro 64% e shtetasve që kanë emigruar në vitet 2011-2019, janë të rinj të moshës 15-34 vjeç. Studiuesit thonë se pasojat në shoqëri do të jenë të mëdha, nëse të rinjtë vendosin gjithnjë e më pak martohen, të shtyjnë moshën e martesës, apo të largohen nga vendi.

“Çdo shoqëri mbahet me kontributet e çdo grupmoshe. Do të shohim që kemi të rinj të cilët mbeten beqarë, nuk krijojnë familje. Ata do të kthehen në të moshuar, që do të jenë në një barrë për shoqërinë. Do të jenë kosto për çdo qeveri që do të vijë. Do të ulet numri i kontribuesve dhe popullsia do plaket. Nëse nuk sjell në jetë pasardhës kush do të kontribojë”?- vijoi Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.

Por sociologët vërejnë, se sot ka dhe një qasje të re ndaj institucionit të martesës. Besimi në të është ulur dhe të rinjtë preferojnë të bashkëjetojnë.

“Sot jo detyrimisht një çift duhet të martohet për të bashkëjetuar dhe për të sjellë në jetë pasardhës Sot preferohet të bashkëjetohet, sepse vlerat, traditat dhe besimet kanë ndryshuar” – vijoi Ela Tollkuçi, psikologe sociale.

E megjithatë në radhët e të rinjve përtej hezitimeve dhe pasigurive për të krijuar martesë ka ende besim tek ky institucion.

“Unë e mbështes martesën, pavarësisht se ajo mund të vijë me disa disavantazhe, por pa disavantazhe nuk ecet, pa krijuar familje nuk ecet në jetë. Ne duhet të mendojmë që të vazhdojë shoqëria. Familjet e rregullta formojnë fëmijë më të rregullt”- vijoi Gresilda Merkaj, studente.

Studiuesit vënë re me shqetësim se rënia e numrit të martesve po shoqërohet dhe me rritjen e divorceve, tregues që sipas tyre e vendosin familjen shqiptare në krizë. Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në vend, emigrimi, papunësia, informaliteti në ekonomi, kanë sjellë pasiguri të shumta,- thonë ata, ndaj martesa nuk është në planet e të rinjve. Kostot e kësaj krize kanë filluar të ndihen me rënien e numrit të lindjeve në vend, rritjen e moshës mesatare të popullsisë, pra plakjen e popullsisë, mungesën e fuqisë punëtore dhe raportin e zhdrejtë mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Këta faktorë e dëmtojnë shoqërinë në terma afatgjatë, argumentojnë studiuesit, ndaj dhe masat e ndërmarra për parandalimin e tyre kanë ndikim të ulët në shoqëri./VOA

TË LIDHURA

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte
Kuriozitete

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte

17:57 | 05/07/2025
Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
Kuriozitete

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Next Post
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Grabitet posta private në Tiranë, autori merr paratë dhe largohet me motor

Përleshje mes tifozëve pas derbit Tirana-Partizani, ka të lënduar

Përleshje mes tifozëve pas derbit Tirana-Partizani, ka të lënduar

Gjendet i vdekur shqiptari i zhdukur në Greqi

Gjendet i vdekur shqiptari i zhdukur në Greqi

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev
Sport

Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

by mirseda
11:59 | 07/07/2025
0

Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në grand slam të Wimbledon, turneu më i madh i fushave me...

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

11:57 | 07/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

11:44 | 07/07/2025
Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

11:41 | 07/07/2025
“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

11:04 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com