Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Pas Wagner dhe Sane, Low zhgënjen dhe gardianin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Pas Wagner dhe Sane, Low zhgënjen dhe gardianin

Gjermania kampione bote do të niset drejt Rusisë me shumë zhgënjime dhe situata aspak miqësore. Fillimisht ishte sulmuesi i Bayern Munich, Wagner që shpërtheu ndaj trajnerit Joachim Low, pasi e la atë në shtëpi dhe zgjodhi të merrte në Botëror Mario Gomes. Kjo ishte e papranueshme për sulmuesin i cili dha menjëherë dorëheqje nga kombëtarja.Befasia më e madhe ishte lënia jashtë listës së 23 lojtarëve e Leroy Sane. Mesfushori-sulmues i krahut të majtë ka luajtur këtë sezon në nivele mjaft të larta tek Manchester City dhe u shpall lojtari i vitit në Premier League. Por kjo nuk ka mjaftuar për Low që ta përfshijë atë në ekip dhe ka zgjedhur në fund që të marrë Julian Brandt. Sane edhe pse me një zhgënjim të madh nuk bëri deklarata të mëdha, por u shpreh se do të punojë fort për të qenë i gatshëm për kombëtaren. E papranueshme ka qenë kjo për tifozët të cilët kanë sulmuar trajnerin për zgjedhjet e bëra.Por tani edhe brenda grupit që do të udhëtojë drejt Rusisë ka pakënaqësi dhe zhgënjim. Vendimi për të luajtur titullarë Manuel Neuer në finalet e Botërorit ka zhgënjyer shumë portierin e Barcelonës Marc-André ter Stegen. Ai ka zhvilluar një sezon fantastik tek katalanasit dhe besonte se do jepeshe mundësia për të fituar një vend titullar, pasi Neuer vinte nga një dëmtim mjaft i gjatë.“Gardiani” i Barcelonës e pranon vendimin e trajnerit të tij me sportivitet, por nuk e fsheh trishtimin: “Kur keni luajtur gjithë sezonin dhe keni pasur gjithmonë një nivel të lartë, kjo është një situatë zhgënjyese”, – komentoi ai nga grumbullimi i ekipit kombëtar gjerman në qytetin italian të Appiano, edhe pse duke e bërë të qartë se “do të përpiqet të jetë një ndihmë për Manuel Neuer”.Ter Stegen ka qenë titullar i portës së Gjermanisë në shumicën e ndeshjeve kualifikuese. Gjithashtu, ai ka luajtur në Kupën e Konfederatave, teksa trajneri Joachim Low e ka lavdëruar publikisht: “Është tepër i pjekur. Shumë i qëndrueshëm. Nëse bën një gabim, kjo nuk do të ndikojë tek ai. Ter Stegen e ruan nivelin e lartë sportiv”. Por, kur Kupa e Botës arriti dhe Manuel Neuer ka qenë në dispozicion, ndërkohë që trajneri Low nuk ka hezituar t’i besojë kuadratin e kampionëve të botës në fuqi, në Botërorin e kësaj vere.

Tags: gardianinLöwSaneWagnerZhgënjen

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Next Post
Skandali/Futbollistët e Meksikës tradhtojnë gratë me 30 prostituta (Foto)

Skandali/Futbollistët e Meksikës tradhtojnë gratë me 30 prostituta (Foto)

Plani amerikan për Kosovën, Brukseli hesht

Plani amerikan për Kosovën, Brukseli hesht

Merkel: Nuk duam në Gjermani konflikte nga Turqia

Evropa të veprojë shpejt, rendi botëror po ndryshon







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën
Aktualitet

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

by mirseda
10:36 | 17/02/2026
0

SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg...

Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

I mituri u zu poshtë nga inertet në oborrin e shkollës, e pësojnë drejtuesi teknik dhe punonjësi

10:07 | 17/02/2026
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Urime 18 vjetori i Pavarsisë ,Kosovë

09:46 | 17/02/2026
Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

09:35 | 17/02/2026
Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com