Pas takimit në selinë rozë, ku Kryeministri Edi Rama dha direktivat mbi garën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme dhe mobilizmin e strukturave, ai, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetët e Partisë Socialiste në Tiranë, janë tërhequr për një çast relaksi.
Ata janë ulur në një kafene pranë selisë rozë, ku dhe zhvillojnë biseda me njëri-tjetrin.
Siç shihet edhe nga foto, të pranishëm janë Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Andi Salla, Mirela Kumbaro, Petrit Malaj, Iris Luarasi, Pirro Vengu, Mimi Kodheli, Luljeta Bozdo, Lindita Nikolla, Besfor Lamallari, e te tjerë.
Kujtojmë se në takimin në selinë e PS, Rama u shpreh i bindur se Manastirliu do dalë e fituar nga gara në Tiranë, ndërsa rivalët e saj do hyjnë në një garë të humbur.
Po ashtu, ai përmendi edhe patronazhistët, për të cilët tha se me zi po presin të hakmerren ndaj përqeshjeve të bëra nga opozitarët.