Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Pas problemeve shëndetësore, Gjetan Keta sfidon ish-kampionin e botës

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Pas problemeve shëndetësore, Gjetan Keta sfidon ish-kampionin e botës

Më datën 2 qershor, në Mynih të Gjermanisë, do të zhvillohet dueli i boksit në peshën super të mesme midis boksierit shqiptar Mike Gjetan Keta dhe portorikanit Manny Siaca, ky i fundit një ish-kampion bote në këtë peshë (25 fitore e 8 humbje si profesionist). Një sfidë e rëndësishme për boksierin kuqezi (21 fitore e 4 humbje për Ketën në karrierë), që rikthehet në ring pas një perioudhe të gjatë, për shkak të një problemi shëndetësor. “Kam patur disa probleme shëndetësore, që më mbajtën larg ringut për pak kohë, por tashmë jam mirë dhe mjekët më kanë dhënë “OK” për të dueluar, ndaj jam sërish gati”, tha Gjetan Keta.Më tej, duke folur për përgatitjen e kryer dhe gjendjen aktuale, Keta shprehet se është në formë dhe gati për sfidën e radhës në ring. “Jam përgatitur shumë mirë, madje stërvitem prej një kohe të gjatë. Personalisht mezi po e pres ditën e ndeshjes për të treguar edhe një herë vlerat e mia”, tha Keta, që ashtu si gjithnjë, një pjesë të fazës përgatitore e ka kryer në Bulqizë, vendlindjen e tij. “Jam shqiptar e jam krenar. Asnjëherë nuk e tradhtoj vendin tim, fansat e mi, flamurin tim dhe dua t’i bëj krenarë”, thotë Gjetan Keta.


“Stërvitja në Shqipëri është si një hajmali për mua, ky vend më jep energji të jashtëzakonshme, sidomos kur stërvitem në Bulqizë. Tani shpresoj që këto energji të akumuluara t’i përdor dhe shpreh në ring”, thotë Keta, që pret edhe mbështetjen e fansave shqiptarë në Gjermani, ku do të duelojë. “Edhe në Gjermani ndihem si në shtëpinë time, aty kam shumë fansa që më kanë mbështetur gjithnjë dhe i falënderoj. Madje i pres të shumtë edhe më 2 qershor. Ata më kanë mbështetur dhe nuk dua t’i zhgënjej”, shprehet boksieri kuqezi për “Telesport”.

Në fund, duke folur për rivalin e radhës, Keta shton: “Rivali i radhës është i vështirë, i njohur në arenën ndërkombëtare, një ish-kampion bote. Por kjo nuk më tremb, jam gati dhe do të tregoj sa vlej. Ndihem më i fortë se më parë, si asnjëherë tjetër. Jam në formë dhe i kënaqur nga stërvitja që kam kryer, falë mbështetjes edhe të stafit tim. Rëndësi për mua në këtë sfidë ka fitorja dhe jo si vjen ajo, me “KO” apo me pikë”, deklaroi Gjetan Keta.

Tags: botësgjetan ketaish-kampioninproblemevesfidonshëndetësore

TË LIDHURA

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë
Sport

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë
Aktualitet

Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

17:37 | 23/12/2025
Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026
Sport

Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

15:09 | 23/12/2025
Next Post
Kokainë në kuti bananesh drejt Gjermanisë, arrestohen shqiptarët

Kokainë në kuti bananesh drejt Gjermanisë, arrestohen shqiptarët

Merkel jeton në një apartament 80 metra katrorë, Haradinaj në 500

Merkel jeton në një apartament 80 metra katrorë, Haradinaj në 500

Autogol i çuditshëm/Mbrojtësi pason tek portieri, ai braktis portën (Video)

Autogol i çuditshëm/Mbrojtësi pason tek portieri, ai braktis portën (Video)







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat
Showbizz

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat

by mirseda
19:59 | 23/12/2025
0

Policia Metropolitane ka njoftuar se Russell Brand është akuzuar për dy vepra të reja penale, përfshirë një...

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

19:53 | 23/12/2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

19:19 | 23/12/2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

19:11 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com