Kryeministri i vendit, Edi Rama i është rikthyer fushatës 3 ditë pasi doli nga spitali ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apenditicit.
Ditën e sotme, Rama ndodhej në Kamzë ku tha se më e rëndësishme se heqja e apendicitit të tij është largimi i apendicitit me dy koka (duke iu referuar dyshes Berisha-Meta).
Ai shtoi se mes shumë opsioneve për të bërë një takim të parë pas operacionit, zgjodhi Rakip Sulin, pasi sipas tij Suli është pasqyra me kuptimplotë e fjalës “Rilindje”
Rama: Faleminderit për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes time për të hequr apendisitin. Apendisiti im erdhi në një moment kur kemi një tjetër apendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është apendisiti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend. Duke luftuar me mjekët për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund i mora një takim jashtë zyre dhe shpie dhe mes shumë opsioneve thash do shkoj te Rakip Suli në Kamëz, sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës, Rilindje. Mendova që do marr dhe unë pak nga rilindja juaj, për të rilindur me shpejtësi për të hequr apendisitin e 14 Majit.
Rakipi me tha që fonia është e ulët, njerëz ka më shumë se ç’mendohej, unë dua të kërkoj, nuk e di a realizohet se ndër të tjera kam qenë edhe mërzitur shumë nga disa kritike me buzë shumë të holla në Tiranë që janë mërzitur me tallavanë tonë.
Sikur të ishin njerëz që dëgjonin Bet’hovenin do ja falja, por janë ata që degjojnë gjithë ditën Saliun. Më vendosni pak Tit Vullkanin tonë.