Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës “kap mat” 13 punonjës policie, ja masat e arrestit që kërkon për ta

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës “kap mat” 13 punonjës policie, ja masat e arrestit që kërkon për ta

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi të thelluar dhe kompleks, ka kërkuar marrjen e masave të sigurimit personal për 13 persona, punonjës të policisë së këtij qyteti.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit P.Sh. ish shefi i seksionit për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim” si dhe “Përkrahje e autorit pas krimit”, dhe për shtetasin T. K., Ndihmës Specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim”

Po ashtu, “Ndalim dalje jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit H.K., zv.drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, A.Sh., ish shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, D.Gj. Zv/shef i komisariatit të Policisë Shkodër, A.D., shef seksioni i hetimit pranë AMP, Shkodër –Lezhë, I.H., Shef i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër dhe A. M., ndihmës Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

– “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit V. N., Gj.G., N. B., S. P. dhe A. C., me funksion specialistë të policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Këta shtetas, në kundërshtim me ligjin dhe duke shpërdoruar detyrën, jo vetëm që nuk kanë marrë masa për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Shkodrës, por dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të ripërsëritur kultivuesit e bimëve narkotike duke lejuar këta të fundit të krijonin një strukturë të mirëorganizuar prej kohësh për kultivimin e një sasie shumë të madhe bimësh narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit.

Përveç kësaj, nga ana e punonjësve të policisë dyshohet se është bashkëpunuar me kultivuesit duke iu siguruar atyre informacione në lidhje me ndërhyjet që do të bënin punonjësit e policisë në zonë, me qëllim marrjen e masave për heqjen e bimës në kohë dhe largimin e punonjësve nga vendi i ngjarjes.

Me dashje ata kanë shmangur kontrollin në koordinatat e pasqyruara saktë në informacionet e agjencive të tjera të ligjzbatuese duke devijuar kontrollin e territorit në zonën që ushtrohej veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike me qëllim për t’i dhënë kohë kultivuesëve të hiqnin sa më shumë bimë narkotike, duke u justifikuar me faktin se nuk kapnin valët e internetit dhe për rrjedhojë nuk gjenin dot koordinatat.

Në datën 17 Qershor 2022, forcat e policisë në zbatim të planit të masave nën drejtimin e ish shefit të krimeve P.Sh., kanë ushtruar kontroll fillimisht në fshatin Vallas dhe më pas edhe në fshatra të tjera afër tij që i përkasin njësisë administrative Ana e Malit. Në koordinatat e dhëna atyre në mënyrë të ripërsëritur në informacionet e administruara, koordinata që në fakt i kanë gjetur për rreth 45 minuta nga momenti që janë nisur për në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar parcela të tëra të mbjella me bimë narkotike, banesa të braktisura të mbushura me lëndë narkotike të tharë, si dhe ambiente të përshtatura për punë dhe fjetje të rreth 80 punonjëseve femra, të cilat duke patur parasysh sendet personale të lënë aty si dhe ushqimin, kanë qënë duke punuar dhe janë larguar me urgjencë nga ndërhyrja e policisë.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur shtetasi A.P i cili ka pranuar se parcelat i përkisnin atij, por pavarësisht këtij fakti nga punonjësit e policisë dyshohet se i janë krijuar kushtet për tu larguar nga vendi i ngjarjes duke mos zbatuar me dashje rregullat bazë të punës së punonjësit të policisë për neutralizimin e autorit të veprës penale në vendin e ngjarjes.

Hetimet në kuadër të këtij procedimI penal vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e të gjitha provave në dobi të hetimit.

TË LIDHURA

Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve
Aktualitet

Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve

19:55 | 21/05/2025
“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët
Aktualitet

“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

19:49 | 21/05/2025
OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve
Aktualitet

OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve

19:15 | 21/05/2025
Next Post
Dhunoi për vdekje fqinjin për një vend parkimi në Tiranë, dënohet me 15 vite burg Alban Meneri

Dhunoi për vdekje fqinjin për një vend parkimi në Tiranë, dënohet me 15 vite burg Alban Meneri

“Më pritën me bukë, kripë e zemër”, ambasadorja Kim falenderon qytetarët shqiptarë, ka dhe një mesazh për ambasadën e SHBA

“Më pritën me bukë, kripë e zemër”, ambasadorja Kim falenderon qytetarët shqiptarë, ka dhe një mesazh për ambasadën e SHBA

Aksident në Tiranë, automjeti përplaset me motorin e Policisë, përfundojnë në spital dy efektivët

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

“Operacion antidrogë – Hoxhaj: Rama frikëson kandidatët e PS”
Politikë

“Operacion antidrogë – Hoxhaj: Rama frikëson kandidatët e PS”

by mirseda
20:31 | 21/05/2025
0

Gazetari, Julian Hoxhaj, në një intervistë në një studio televizive, theksoi se prokuroria ishte tri muaj para...

Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar

19:58 | 21/05/2025
Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve

Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve

19:55 | 21/05/2025
“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

19:49 | 21/05/2025
OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve

OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve

19:15 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com