Ju ka ndodhur që pas një darke të bollshme, të zgjoheni në mëngjes me shumë oreks? Kjo ndodh shpesh, e për këtë problem ekspertët kanë një shpjegim. Ndjenja e urisë ekstreme mund të jetë e pranishme nëse e keni tepruar me konsumin e sheqerit apo yndyrës.
Një ditë pasi keni ngrënë me tepri, trupi juaj është i rraskapitur. Kjo lodhje është pasojë e asaj që trupi ka punuar gjithë natën për ta tretur ushqimin e tepërt që e keni konsumuar, në vend se të relaksohej gjatë gjumit.
Për rrjedhojë, lodhja e tepërt i ngre nivelet e hormonit të urisë dhe shpesh dëshirën për karbohidrate, sepse për organizmin ato paraqesin një burim të shpejtë të energjisë. Prandaj është e rëndësishme që të furnizoheni me ushqime me veti të larta ushqyese sapo të zgjoheni.
Ka ndonjë mënyrë për të kapërcyer ndjenjën e urisë? Sigurisht që po! Ekspertët e fushës këshillojnë që të pini sa më shumë ujë dhe të zgjidhni ushqime të pasura me kalium, siç janë uji i kokosit, avokadoja dhe patatet.