Pasi u përfol gjatë dhe u kontestua nga grekët dhe maqedonasit çështja e emrit, dukjet se tani të gjithë e kanë mendjen për pushime. Pasi arriti një marrëveshje me Aleksis Tsipras, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka vendosur që të kalojë fundjavën në Halkidiki të Greqisë.
Duke iu referuar radios së Selanikut, Zaev vazhdoi një pushim të fundjavës atje me gruan e tij, të shoqëruar nga një prej zëvendëskryeministrave, i cili është gjithashtu me gruan e tij.
Qëndrimi i Zaev në Greqi është thjesht privat dhe nuk janë planifikuar takime me politikanë apo zyrtarë grekë.