Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Pas Klotilda Bushkës edhe Rektori i Bujqësorit do ankohet para grupit të PS”, Erisa Xhixho: Rama sulmon SPAK-un që të mos hetojë atë

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Pas Klotilda Bushkës edhe Rektori i Bujqësorit do ankohet para grupit të PS”, Erisa Xhixho: Rama sulmon SPAK-un që të mos hetojë atë

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho akuzon kryeministrin Edi Rama se sulmon SPAK dhe GJKKO në mënyrë që organet e drejtësisë të mos mbërrijnë tek ai. Përmes një deklarate për mediat, Xhixho tha se pas Klotilda Bushkës, që është nën hetim nga SPAK-u, edhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ankohet në Grupin e Deputetëve Socialistë, duke referuar njoftimit të kryeministrit Edi Rama për zhvillimet e nesërme në grupin parlamentar socialist.

Xhixho shtroi dhe dy pyetje lidhur me fjalën që pritet të mbajë rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës para deputetëve të PS.

“Ç’punë ka rektori i një universiteti të ankohet në grupin parlamentar të një partie politike, qoftë kjo edhe partia në pushtet? Pse zgjedh të ankohet vetëm në njërin grup parlamentar dhe jo në grupet e tjera parlamentare? Cili është kriteri i përzgjedhjes?”.

Sipas saj, mbledhja e grupit parlamentar të PS do të shndërrohet në instrument për të sulmuar SPAK dhe GJKKO, pas operacionit në Universitetin Bujqësor ku u bënë disa arrestime për korrupsion me tenderat.

“Precedenti është i rrezikshëm. Tani, gjithsekush ndaj të cilit do të ketë një masë sigurie, e gjeti derën e shpëtimit; mund të ankohet në grupin e deputetëve socialistë”, tha ajo.

Deklarata

Jam në këtë konferencë shtypi për të denoncuar një paralajmërim skandaloz të Kryeministrit, i cili na beri te ditur se Rektori i Universitetit Bujqësor, akademiku Fatbardh Sallaku, ka kërkuar që nesër në ora 09.00 të mëngjesit të dëgjohet në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me 24 masa sigurie, dhënë sipas Kryeministrit pa gjyq, për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura korruptive.

Pas Klotilda Bushkës, që është nën hetim nga SPAK-u, edhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ankohet në Grupin e Deputetëve Socialistë!

Natyrisht, edhe pse një praktikë e paaplikuar më parë, deri diku e kuptojmë ankimimin e zonjës Bushka, sepse në fund të fundit ankohet në grupin e vet parlamentar.

E kuptojmë ankimimin e zonjës Bushka, por nuk kuptojmë se perse nuk u ndoq i njëjti standard edhe me të tjerët para saj, si për shembull me ish-ministrin Ilir Beqja apo ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilët mund të ishin organizuar seanca dëgjimore në grupin e deputetëve socialistë?

Po Rektori i Universitetit Bujqësor përse ka zgjedhur (nëse realisht ka zgjedhur dhe nuk e kanë urdhëruar!) të ankohet në Grupin e Deputetëve Socialistë?!

Të akuzuar për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre, SPAK ka nisur një hetimin penal dhe ka kërkuar masa sigurie kundër 24 punonjësve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndërkaq, në zbatim të ligjit, GJKKO ( Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka vendosur 5 masa arrest me burg, 10 masa arrest shtëpie dhe 9 masa detyrim me paraqitje për të akuzuarit nga SPAK.

Janë disa pyetjet që shtrohen:

1. Ç’punë ka rektori i një universiteti të ankohet në grupin parlamentar të një partie politike, qoftë kjo edhe partia në pushtet?

2. Pse zgjedh të ankohet vetëm në njërin grup parlamentar dhe jo në grupet e tjera parlamentare? Cili është kriteri i përzgjedhjes?

Nëse rektori, që është edhe akademik, edhe profesor-doktor, nuk është dakord me çfarë ka vendosur GJKKO, mund të ankohet ligjërisht në një gjykatë më të lartë, por jo përmes një dëgjese publike në grupin e deputetëve socialistë.

Rektori akademik që është edhe profesor-doktor, duhet ta dijë që masat e sigurisë i vlerëson gjykata dhe jo Kryeministri e as grupi i deputetëve socialistë.

Nëse nuk e ka mësuar kaq gjë, zor se do të mund ta mësojë dot nesër në dëgjesën publike që ai ka kërkuar me grupin e deputetëve socialistë, të cilët janë në hall se kë të dëgjojnë më parë për të arrestuarit nga radhët e tyre.

Gjithsesi, nëse ndodh, e me gjasë do të ndodhë sepse e ka thënë edhe Kryeministri, ankesa përmes një dëgjese publike në grupin e deputetëve socialistë ku Rektori i Universitetit Bujqësor do të ankohet kundër SPAK-ut dhe GJKKO-së, është skandali i radhës i maxhorancës së dëshpëruar prej të arrestuarve nga radhët e veta.

Precedenti është i rrezikshëm. Tani, gjithsekush ndaj të cilit do të ketë një masë sigurie, e gjeti derën e shpëtimit; mund të ankohet në grupin e deputetëve socialistë!

Ajo që ka bërë më parë dhe ajo që do të bëjë nesër Kryeministri duke ndërsyer e duke u ndërsyer kundër SPAK-ut dhe GJKKO-së në grupin e deputetëve socialistë është dëshmia më e qartë e hipokrizisë së tyre kur flasin e na thonë se janë garantët e Reformës në Drejtësi.

E gjitha është në vazhdën e sulmeve dhe shantazheve për të mos lejuar SPAK-un të mbërrijë të vetë Kryeministri!

Masat e SPAK për drejtuesit e Universitetit Bujqësor të Tiranës
Nën dyshimet për abuzime me tenderat, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 22 masa sigurie për dy zëvendës rektorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, dy pedagogë dhe staf administrativ. Ndaj Ilir Kapaj, zëvendës rektor për mësimin dhe Romina Koto zëvendës rektore për marrëdhëniet me institucionet dhe publikun dhe shtatë persona të tjerë, është caktuar masa e detyrimit për paraqitje. Kapaj është është bashkëshorti i zëvendës ministres së Arsimit Ana Kapaj.
Pesë të dyshuar janë dërguar nën masën e arrestit me burg, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë dhe dy pedagodët Dritan Lacci dhe Ilir Kusi, po mbahen nën masën e arrestit në shtëpi.

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,
Amarildo Lleshi,
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga,

Arrest shtëpi:

Agim Sefa,
Arjan Buliqi,
Serafin Skënderi,
Ilir Kusi,
Dritan Laçi,
Azem Parllaku,
Artur Koleci,
Radion Dhromi,
Blenard Spaho,
Tedi Proda,

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku,
Klara Jahollari,
Ilir Kapaj,
Erjola Kopali,
Klea Lekocaj
Romina Koto
Bejo Bizhga,
Etleva Shore,
Rezearta Dervishi

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
Vrasja e të moshuarit në Kurbin, përfundon në pranga 53-vjeçari i dyshuar për ekzekutimin

Vrasja e të moshuarit në Kurbin, përfundon në pranga 53-vjeçari i dyshuar për ekzekutimin

Parashikimi i motit, 19 Mars 2024

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në mesnatë skadon afati, ja 39 partitë që janë regjistruar deri tani në KQZ për zgjedhjet e 11 majit

Në mesnatë skadon afati, ja 39 partitë që janë regjistruar deri tani në KQZ për zgjedhjet e 11 majit







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com