Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Partizani, trajneri Abilaliaj pas ndeshjes: Grupi ka kualitet, treguam shpirt gare dhe fituam

1 vit ago
in Sport
Partizani, trajneri Abilaliaj pas ndeshjes: Grupi ka kualitet, treguam shpirt gare dhe fituam

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj analizoi fitoren 1-2 ndaj Skënderbeut.

“Dua të falënderoj djemtë për shpirtin e garës. Në përgjithësi, sidomos në pjesën e dytë, bëmë një lëvizje taktike me Atanaskoskin që na interesonte në krahun e majtë dhe mbi të gjitha agresiviteti e vendosmëria. Edhe në pjesën e parë ishim dominues, kishim raste kontrollin e lojës, Veç rasteve që na kanë ardhur me top të gjatë direkt, rasti i penalltisë nuk di çfarë të them. Por jam i kënaqur me djemtë, e di situatën, sa po punojnë, por ishte një bonus i rëndësishëm për futbollistët.

Mos gabohem, Skënderbeun në pjesën e dytë nga fundi kishte 2-3 raste ku ishin të pastra dhe për mënyrën se si erdhën, për një mbrojtje se besoj që ky repart te ne ka qenë më i konsoliduari. Unë i kuptoj se janë futbollistë të rinj, gjatë sezonit kanë pasur një nivel të lartë. Mungesa e rezultateve ka bërë të humbet besimi. I gëzohem fitores se pjesa e manovrës do të përmirësohet, kjo dozë do i shërbejë mbrojtjes, jo se nuk u paraqit mirë, por me ato 2-3 momente mund të na ndëshkonin si në ndeshjet e kaluara. Sot mund të na kushtonte përsëri dhe të hidhnim komplet në erë atë që kishte bërë ekipi 90 minuta. Është më shumë çështje psikologjike se punë e cilësie, se këta djem e kanë treguar veten se çfarë dinë të bëjnë. Por e thashë që mosha e re, nuk janë mësuar të gjenden në këtë presion të lartë për poshtë, mendoj se ka sjellë këtë pasiguri. Grupi ka kualitet, reparti mbrojtës i yni është më cilësori që kemi nga të gjithë repartet, se sot kishim Domgjonin e Bytyçin të dëmtuar që mund të na ndihmonin. Por jam i kënaqur që morëm fitore karakteri, kemi hapësirë të punojmë e perfeksionojmë gjërat gjatë javës e nuk kemi ndeshje çdo tre ditë.

Unë e them me bindje që Kote nuk është më risi në kampionatin shqiptar, cilësitë e tij dihen, i ka munguar vazhdimësia jo për fajin e tij. Ky 90 minutësh e tregoi realisht se cili është potenciali si ai qqë thyente linjat, bënte një kundër një, në sipërfaqe, tranzicion. Sa i përket Eleke e Padstrelau, nëse Eleke do të jetë afër 100%, Partizani në pjesën para do të bëhet para skuadër shumë potente. Njerëzit nuk e kanë parë kualitetin e Eleke, i cili nëse do të lërë pas dëmtimet, do të ndihmojë fazën në sulm. Besimi është i plotë. Këto ditë kanë qenë të vështira, jo në aspektin personal, por duke parë si kanë punuar futbollistët dhe si arritën të fitonin këtë ndeshje sot.

Në të tëra ndeshjet ka qenë një problematikë. Nuk mendoj se është çështje numrash, por çështje psikologjike, se e shoh si reagojnë në situata të tilla në stërvitje dhe e kam parë në ndeshjet e fundit si kanë reaguar. Na kanë ardhur me topa të gjatë, këto tre ndeshje në mënyrë tjetër me zhvillim loje apo manovër ka qenë vështirë të vish te porta jonë, është një gjë që do e zgjidhim. Djemtë kanë kualitet dhe është e zgjidhshme. Kush ka luajtur futboll, me cilësitë që ka Partizani, është një çështje e zgjidhshme”, tha Abilaliaj.

TË LIDHURA

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

21:39 | 13/04/2026
Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli
Sport

Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli

19:29 | 13/04/2026
Next Post
Lapardhaja zbardh “strategjitë” e Berishës dhe Ramës në ndërtimin e listave të kandidatëve, nga emrat anonimë te..

Lapardhaja zbardh “strategjitë” e Berishës dhe Ramës në ndërtimin e listave të kandidatëve, nga emrat anonimë te..

Elbasani dëshiron “Final 4”, por rrezikohet nga fundi

Elbasani dëshiron “Final 4”, por rrezikohet nga fundi

Ilir Meta rikthehet në garë për Kuvendin, ja qarku ku PL e ka vendosur si kandidat

Ilir Meta rikthehet në garë për Kuvendin, ja qarku ku PL e ka vendosur si kandidat







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com