Skënderbeu u mposht nga Partizani me rezultatin 1-2 në Korçë. Fitorja e “demave” erdhi me përmbysje në pjesën e dytë, pasi e para foli për korçarët.
Goli i vendasve erdhi me një penallti që u kontestua në minutën e 33-të
Miqtë patën tjetër fytyrë në pjesën e dytë, teksa Qirko u tregua vendimtar me pritjet e tij.
Kote fillimisht barazoi dhe më pas Eleke shënoi golin e parë me kryeqytetasit, duke i dhënë fitoren.
Partizani mbetet në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu në atë të fundit pas 29 javësh.