Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

11 muaj ago
in Politikë
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik, organizatat konstatojnë se, “për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve”. Problematikat me transparencën e fushatës lidhen me mungesën e qasjes së gazetarëve në fushatë.

“Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar”- thuhet në deklaratë.

Po ashtu aktorët politikë nuk i bën publike agjendat e tyre dhe penguan përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës dhe disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.

Problemi kryesor vijon të mbeten “kasetat e gatshme” të partive dhe kandidatëve për mediat, pasi siç thekson deklarata “partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës”.

Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor”- theksohet në këtë qëndrim të shoqërisë civile.

Organizatat rendisin një sërë problematikash të tjera që lidhen me transparencën, mungesën e balancimit mediatik, mungesën e debatit dhe përballjes së ofertave, etj..

“Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha”- konstatohet në qëndrimin e shoqërisë civile.

Urdhëri i qeverisë për pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok po ashtu shihet një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore.

Në vend të një pasqyrimi mediatik të drejtë e të pavarur, organizatat theksojnë se, “spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut”.

Deklarata përfundon me një thirrje për partitë politike, institucionet shtetërore, organet rregullatore dhe aktorë të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike.

Nënshkruesit:

Qendra Shkencë dhe Inovacioni për Zhvillim (SCiDEV)
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
Keshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Citizens Channel (Citizens.al)
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Qëndresa Qytetare (QQ)
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
Shoqata “Gazetarët Profesionalë të Shqipërisë” (APJA)
Faktoje.al

TË LIDHURA

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital
Aktualitet

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

10:10 | 15/04/2026
Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

09:24 | 15/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Next Post
Humbja në zgjedhje! Berisha mbledh drejtuesit politikë, çfarë do diskutohet

Humbja në zgjedhje! Berisha mbledh drejtuesit politikë, çfarë do diskutohet

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, ja ku është piku

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, ja ku është piku

‘Thyem një barrierë 20-vjeçare’, Shabani: Mbi 50 mijë qytetarë kanë votuar ndryshimin

‘Thyem një barrierë 20-vjeçare’, Shabani: Mbi 50 mijë qytetarë kanë votuar ndryshimin







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin
Aktualitet

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

by mirseda
10:27 | 15/04/2026
0

Ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Erion Veliaj në GJKKO, por seanca është shoqëruar me...

Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

10:25 | 15/04/2026
Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

10:10 | 15/04/2026
Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

09:24 | 15/04/2026
Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com