Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, 12 janar, në parkun eolik të Tropojës, bashkë me ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku.
“Ky projekt dëshmon se sektori energjitik shqiptar po hyn në një fazë të re ku investimet private dhe ato të huaja direkte po shndërrohen në një motor rritjeje”, deklaroi ministrja Balluku.
Sipas saj, ky tranzicion është një realitet që po merr formë çdo ditë, duke ndryshuar hartën energjitike të vendit.
“E nisëm rrugëtimin në vitin 2018, kur për herë të parë qeveria shqiptare foli për një strategji që do të bazohej në diversifikimine burimeve, jo më me varësi nga hidrocentralet e ndërtuara gjatë kaskadës së Drinit apo edhe ato të jugut, por një skemë e re energjitike që do bazohej mbi krijimin e burimeve alternative ashtu siç ishin ato të energjisë diellore e më pas eolike”, deklaroi ajo.
Bëri me dije se vetëm në vitet e fundit, mbi 1.5 miliardë euro investime private janë angazhuar ose janë në proces në sektorin e energjisë. Ndërsa 2 miliardë euro investime private janë përqendruar në burimet e rinovueshme.
“Në energjinë e erës, për herë të re po hyjmë në fazën e realizimit të projekteve konkrete. Kjo nuk është rastësi, vjen në bazë të një strategjie. Ky event sot shpresoj të jetë një ogur i mirë edhe me diellin që ka dalë pas një situate sfiduese që ka të bëjë me reshjet e shiut, por mbi të gjitha me ndryshimet klimaterike që kanë prekur të gjithë rajonin”, deklaroi ministrja.
Balluku theksoi se këto investime rrisin te ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale duke sjellë edhe vende të reja pune.
“Shqipëria po investon edhe në linjat e transmetimit, që tashmë lidhen me të gjithë fqinjët tanë”, nënvizoi numri dy i qeverisë.
Më tej, tha se sektori energjitik luan një rol kyç edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Po ndërtojmë themelet e një sistemi energjitik që do u shërbejë brezave të ardhshëm, që ka në qendër qëndrueshmërinë, furnizon ekonominë dhe na afron sa më shumë me BE-në”, përfundoi ministrja
Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW po zhvillohet nga kompania amerikane CWP.
Lajmi është në përditësim…















